Tek dy vëllezër nga Shkupi është gjetur marihuanë

Dy vëllezër nga Shkupi janë arrestuar sepse gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre janë gjetur shumë paketime të ndryshme marihuanë dhe armë.

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se bastisja është bërë dje me urdhër gjyqësor në shtëpinë e D.Ç. (20) në rrugën “Klenoec” në periudhën nga ora 19:00 deri në orën 21:05 minuta.

Përveç marihuanës, janë gjetur edhe armë zjarri me kalibër 14,5 mm, një plumb me kalibër 7,62 mm, si dhe peshore digjitale me mbetje nga marihuanës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër vëllezërve D.Ç. dhe I.Ç. do të parashtrohen kallëzime adekuate.