Një e punësuar në Ramstor i lëndoi gishtat e dorës në makinën për bluarjen e mishit


Një e punësuar në marketin Ramstor Kapitoll mbrëmë ka lënduar gishtat e njërës dorë gjatë pastrimit të makinës për bluarjen e mishit.

Nga kompania informojnë se është thirr Ndihma e Shpejtë, ekipi i Mbrojtjes kundër zjarrit, shërbimi i policisë dhe ishte njoftuar Inspektorati Shtetëror i Punës.

“Pas intervenimit të shkurtër dhe të shpejtë, e punësuara në gjendje të mobilizuar është dërguar në Qendrën Urgjente pranë Qendrës Klinike në Shkup dhe gjatë natës i është kryer intervenim kirurgjik. Pas intervenimit të gjitha gishtat e dorës së lënduar janë shpëtuar dhe po ndiqet procesi i kurimit”, bëjnë të ditur në kumtesë.

Udhëheqësia më e lartë e Ramstorit e ndjek rastin dhe paralajmëron se do të vazhdojë të bëjë gjithçka që nevojitet që t’i ndihmohet të punësuarës dhe familjes së saj që e njëjta të shërohet tërësisht.