Digjet një shtëpi në lagjen Butel


Një shtëpi në lagjen Butel të Shkupit është djegur mbrëmë. Është shkaktuar dëm material, ndërsa informacione për të lënduar nuk ka.

Nga Njësiti territorial zjarrfikës i Qytetit të Shkupit informojnë se zjarri është vënë në ora 8 e 30 minuta në rr. “Marko Krale”. Është intervenuar me katër automjete dhe 11 zjarrfikës. Zjarri është shuar në orët e hershme të mëngjesit.

Është djegur gjithë shtëpia, ndërsa dëmi material është i madh.