Është gjetur i burgosuri i cili u ka ikur policëve


 Policia e ka gjetur të burgosurin, i cili arriti t’u ik policëve, të cilët e kanë bartur në kontroll mjekësor, konfirmoi MPB-ja.

Ai është gjetur rreth orës 17:30 në afërsi të fshatit Presnicë, komuna e Likovës.

Siç kumtoi drejtori i burgut, Bobi Mojsovski, ai ka arritur të ikë nga dera e pasme e automjetit, me të cilin policia e ka kthyer nga Qendra klinike, ku ka qenë për kontroll, kur policët e burgut janë ndalur të blejnë sanduiçe nga Pompa e benzinës Makpetrol te shkolla “Mihajlo Pupin”.

Policët, sipas drejtorit, do të suspendohen për shkak të mosrespektimit të procedurës për ndryshim të rutës, për shkak se i burgosuri nuk ka qenë i lidhur dhe e treta, siç thotë, me siguri i kanë blerë sanduiç edhe atij.