Një burrë ka vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij është lënduar rëndë pas një zënke familjare në Koçan


Një burrë 50 vjeçar nga Koçani ka vdekur, ndërsa bashkëshortja e tij 45 vjeçare është lënduar rëndë pas një zënke familjare.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në rrugën “Klimenti i Orhit” në Koçan, pas të cilës gruaja është transferuar menjëherë në klinikat e Shkupit, ndërsa burri ka vdekur.

Ekipi hetues policorë dhe gjykatësi në procedurë paraprake po kryejnë ekspertizë, ndërsa informacione të hollësishme priten gjatë ditës.