Plaçkitet shtëpia e gazetarit Kezharovski

Shtëpia e gazetarit Tomisllav Kezharovski është plaçkitur gjatë natës së Vitit të Ri. Persona të panjohur kanë marrë dy lap-topa, dy orë dorë, një byzylyk dhe një celular.

Siç kumtoi MPB, sot në ora 04:00 të mëngjesit T.K., nga Shkupi ka denoncuar në Stacionin policor në Aerodrom se gjatë natës një person i panjohur përmes derës së ballkonit ka hyrë në shtëpinë e tij në rrugën “Zhorzh Bize”, me ç’rast ka marrë dy lap-topa, dy orë dorë, një byzylyk dhe një celular.

Siç informoi MPB-ja, një ekip ekspertësh ka kryer ekspertizë në vendngjarje dhe punohet në zbardhjen e rastit.