Lëndohet një vajzë 18 vjeçare pasi në të u përplas automjeti i markës Golf


Фото: Б. Грданоски
Një vajzë tetëmbëdhjetë vjeçare nga Tetova është lënduar rëndë në bulevardin “Video Smilevski-Bato”, dje rreth orës 18:30 minuta, pasi në të u përplas automjeti motorik i udhëtarëve “Folksvagen golf” me targa të Tetovës.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, T.A. (18) e goditi SH.A. (47) nga Vejce.

“Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë një vajzë 18 vjeçare, e cila më pas është dërguar në spitalin e Tetovës”, kumtoi sot MPB-ja.

Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer SPB Tetovë.