Borë në Strazhë dhe Pletvar


Në qafat malore Strazhë dhe Pletvar sot në mëngjes ka mbetje të borës, ndërsa në Stojmirovë, Kërçovë dhe Kodrën e Diellit ka reshje të dobëta të borës, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë. Në rrugët tjera shtetërore komunikacioni zhvillohet pa ndalesa nëpër rrugë vende-vende të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane […]

Moti për ditën e sotme


Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë edhe reshje të borës. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 3 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 5 deri 9 […]

Mickoski tregon qëllimin e protestave


VMRO-DPMNE-ja me protesta do ta fillojë revolucionin kundër dëshpërimit kombëtarë. Ky term sipas liderit të opozitës nënkupton dhënien fund të dëshpërimit, problemave dhe përndjekjeve politike që sipas tij po i bën Qeveria e Zoran Zaevit. Mickoski fton qytetarët që t’i bashkohen protestës me qëllim që t’i ndalin rrugën e gabuar kryeministrit Zaev. Praktikisht do ta […]

Ndërrohen emrat e shkollave në Dibër


yrtarisht ndërrohen emrat e shkollave në Dibër, u njoftua sot në programin organizuar me rastin e 28 nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar. Pas vendimit të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, emrat e shkollave janë regjistruar edhe në Regjistrin Qendror. Shkolla e mesme komunale “Vëllazërim […]

Jançev nuk merr pjesë në protestën e VMRO-DPMNE-së


Kryetari i Komunës së Kavadarit, deklaro se nuk do të marr pjesë në protestën e VMRO-DPMNE-së para Qeverisë së Maqedonisë. “Në protestë nuk do të arrij, Deri në ora 18:30 kam obligime që duhet t’i përfundoj, sepse qytetarët më zgjodhën për këtë, të punoj dhe të realizoj projektet e premtuara në interesin e tyre”, deklaroi […]

Digjen dy vetura në një garazh në Shkup


Dy automjete për udhëtim janë djegur në një zjarr që mbrëmë ndodhi në rrugën “Dimo Haxhi-Dimov” nr 123 në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, njofton MIA. Zjarri ka shpërthyer në garazhin e një ndërtese, ndërsa Brigada territoriale zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me 11 zjarrfikës dhe katër automjete. Për zjarrin jemi informuar në […]

Urimi i Xhaferit për festën e flamurit


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Shqiptar dhe në të njëjtën kohë Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, vendit që, siç citohet, është fqinji ynë i drejtpërdrejtë dhe mik i dëshmuar. “Kjo festë e rëndësishme është thellë e ngulitur në memorien historike kolektive kombëtare dhe […]

Vazhdon gjykimi për rastin e 27 prillit


Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar. Rasti për momentin ka mbërritur në fazën e nxjerrjeve të dëshmive të propozuara nga mbrojtja e të akuzuarve. Në seancën e kaluar, deputetët e akuzuar Ljuben Arnaudov, Sasho Vasillevski, Krsto Mukoski, Ljupo Dimovski dhe Johan Tarçullovska u tërhoqën […]

Fillon takimi i trupit koordinues për pajtim


Trupi koordinues për pajtim dhe integrim sot duhet të mbajë mbledhjen e parë. Në opinion dolën informacionet se tashmë është përgatitur draft-amendamenti – Ligji për amnisti, por konfirmim zyrtar ende nuk ka. Deputetët e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së para dy ditë deklaruan se në seancë pritet të jepen mendime në lidhje me përmbajtjen e […]

Shqiptarët sot festojnë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit


Shqiptarët në mbarë botën sot e shënojnë 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit. Si sot, 106 vite më parë, delegatë nga e gjithë Shqipëria, mbërritën në Vlorë, për të ngritur flamurin, datë që në histori njihet si Dita e Flamurit. Në atë kohë, kryengritje të shumta, shpërthyen në të gjitha zonat […]

Moti sot në Maqedoni


Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira, ftohtë dhe me reshje të shiut të kohëpaskohshme që në vendet malore dhe më të larta do të jenë reshje të borës me intensitet mestar. Gjatë pasdites pritet reshje të borës në disa vende. Do të fryjë erë e fortë perëndimore që do të ndikojë tek ulja […]

Janakieski dhe Bozhinovski mbeten në paraburgim


Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedoni, Kirill Bozhinovski, do të mbeten në paraburgim. “Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit në Shkup pas seancave publike ka sjellur vendim me të cilin ankesat e të akuzuarve Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski, i refuzon si të pabaza”, thuhet në […]

Vetëm 30% e shoferëve të Maqedonisë vendosin rripin e sigurisë


Nuk ka arsye për mos shfrytëzimin e rripit të sigurisë në automjet, vozitja pa rripin e sigurisë është fatal për numër të madh të personave në aksidente rrugore, thonë nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit të rrugëve. Hetimet, siç njoftojnë nga KRSKRr, tregojnë se në Republikën e Maqedonisë, vetëm 30% e shoferëve shfrytëzojnë rripin […]

Thirret seancë për mandatin e Gruevskit


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për pasdite në orën 17 e caktoi seancën parlamentare në të cilën deputetët duhet që të prononcohen për rekomandimin e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit për marrjen e imunitetit të Nikolla Gruevskit, me kërkesë të gjykatës për shkak të caktimit të masës të arrestit për lëndët e […]

Komisioni vendos që t’i merret imuniteti Gruevskit


Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, me pesë vota pro i miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunitetit për shkak të masës së arrestit Nikolla Gruevskit, deputet dhe ish kryeministër i Maqedonisë, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari. Në seancë nuk kanë marrë pjesë asnjë prej […]

Zaev nuk dëshiron të bëhet President


Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk ka ndërmend që të kandidohet për president të Republikës së Maqedonisë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Duke iu përgjigjur pyetjes në margjinat e forumit rajonal Konventa e Stambollit, Zaev tha se nuk do të pranonte që të kandidohet si president dhe mendon se duhet që të çojë deri […]

Zaev takohet me Todorovin dhe Jançevin


Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë për media ka konfirmuar se ka pasur takim me ish ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov, dhe kryetarin e Kavadarit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev. Zaev ka thënë se takimi është mbajtur me qëllim ndikimin e tyre mbi deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë ndryshimet kushtetuese, por edhe për koordinimin […]

Aksident komunikacioni në Strugë, lëndohen pesë persona


Me 26.11.2018 rreth orës 12.50 në rrugën magjistrale fshati Podmole, Strugë-Qafthanë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Mercedes” me targa nga Struga e drejtuar nga E.S.(27) nga Struga dhe veturës “Citroen” me targa nga Ohri, në pronësi të Spitalit të përgjithshëm në Strugë, e drejtuar nga M.M.(43) nga fshati Dellogozhdë, Strugë, transmeton Almakos. Pastaj […]

Humb jetën një person në vendin e tij të punës


Me 26.11.2018 në ora 08.33 nga Ndihma e shpejtë është lajmëruar se në rrugën “Londra” në Shkup nga një objekt në ndërtim, i punësuari Sh.B.(52) nga Shkupi i cili ka punuar në firmën zbatues i punëve, ka rënë dhe ka vdekur në vendngjarje, transmeton Almakos. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të vdekurit është […]

Debat publik për ndotjen e ajrit


Debat publik për ndotjen e ajrit do të mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në debatin publik të cilin e organizon Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji pritet të marrin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme, institucione, Shoqata dhe Asociacione të cilët do të japin mendimin e tyre për ndotjen e ajrit./Gazeta e […]