Janakieski dhe Bozhinovski mbeten në paraburgim


Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedoni, Kirill Bozhinovski, do të mbeten në paraburgim.

“Këshilli Penal i Gjykatës së Apelit në Shkup pas seancave publike ka sjellur vendim me të cilin ankesat e të akuzuarve Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski, i refuzon si të pabaza”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Ndryshe, ditë më parë pas arrestimit të Nikolla Gruevskit, Janakieski dhe Bozhinovski me kërkesë të Prokurorisë Speciale u arrestuan dhe u paraburgosën, ndërsa më pas ata përmes avokatëve të tyre kërkuan shfuqizimin e kësaj mase.

Janakieski dhe Bozhinovski janë të akuzuar në disa lëndë të PSP-së.