Shkup, tetë aksidente komunikacioni gjatë ditës së djeshme


Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, dhe pesë persona janë lënduar më lehtë në tetë aksidente që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në rrethinën e Shkupit.Në tri aksidente është shkaktuar dëm material. Sipas raportit të policisë, 25 vozitës kanë drejtuar automjetin mbi shpejtësinë e lejuar, dy vozitës kanë drejtuar nën ndikimin […]

Moti për ditën e sotme


Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të shiut. Pasdite në pjesët lindore reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të përcjella me bubullima. Lokalisht pritet të reshin mbi 30 l/m2. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri […]

Të burgosurit e Idrizovës letër kryeministrit Zoran Zaev


Nëse falni personat që tentuan ti vrasin përfaqësuesit e më shumë se 500mijë qytetarëve, përse mos të na falni edhe neve… Kjo është porosia që të burgosurit e “Idrizovës” ia dërgojnë kryeministrit Zoran Zaev, i cili nuk hodhi poshtë mundësinë për amnisti për 27 prillin. “Duke marrë parasysh situatën politike në vend, tentativën për “Pajtim […]

Bie nga kati i tetë i ndërtesës, vdes punëtori 55-vjeçar në Shkup


Gjatë orës 08:30, mëngjesin e sotëm në rrugën “Londonska” në Shkup ka vdekur një punëtor në vendin e punës, njofton TV21. Sipas dëshmitarëve, i ndjeri 55- vjeçar me iniciale SH.B nga fshati Sveta Petka ka rënë nga kati i 8 i ndërtesës. Policia është në vendin e ngjarjes ku po bënë ekspertizën.

Lirohen sërish derivatet e naftës


Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës nga mesnata e sotme do të pësojnë ulje të ndjeshme. Sipas çmimeve të reja të Komisionit Rregullator për Energjetikë benzina do të lirohet për 4 denarë, ndërsa dizeli për 3.5 denarë. Sipas vendimit nga mesnata, EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 63 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do […]

Përsëri dështon mbledhja e Komisionit për pajtim


Si duket vazhdojnë përçarjet brenda trupit parlamentar për pajtim dhe integrim. Pas anulimit të mbledhjes së caktuar për të premten e kaluar, trupi nuk do të mblidhet as sot. Burime brenda anëtarëve bëjnë të ditur se përçarjet vazhdojnë dhe se trupi nuk do të thirret pa u kaluar dallimet. Acarimet mes anëtarëve u shfaqën pas […]

Arrestohet një turk në Ohër


Me 24.11.2018 në aeroportin “Shën Apostoll Pavle” në Ohër është arrestuar A.S.(28) nga Republika e Turqisë për shkak të ekzistimit të dyshimeve se pasaportën e ka pasur fals, transmeton Almakos. I njëjti është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ohër.

LSDM: Po rriten pagat në të gjithë sektorët


Pagat po rriten, punëtorët po fitojnë më shumë para. Trendi i rritjes së pagave dhe më shumë para te qytetarët, më shumë para te secila familje, pritet të vazhdon edhe vitin e ardhshëm me realizimin e masave nga propozim buxheti, kumtuan sot nga partia më e madhe në pushtet, LSDM. Sipas partisë, paga mesatare në […]

Shkatërrohet kurfiri Maqedoni – Greqi


Persona të panjohur kanë shkatërruar dhe dëmtuar 105 gurë kufiri, përgjatë vijës kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, nga ana greke, në komunën e Follorinës, njoftoi policia greke. Incidenti ndodhi në periudhën prej 23 deri në 24 nëntor, është ngritur hetim, ndërsa janë njoftuar edhe prokuroria kompetente greke dhe autoritetet kompetente ushtarake, njoftoi korrespondentja e MIA-s […]

Gjendja e rrugëve në Maqedoni


Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë të lagështa, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në të gjitha vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. Prej 15 nëntorit hyri në […]

“Titaniku” pa Gruevskin


Sot në Gjykatën Penale duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik”. Në fillimin e seancës së kaluar gjykata vendosi që i akuzuari Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, të gjykohet në mungesë. Në seancën e kaluar u dëgjuan rreth 80 “bomba” në periudhën mes rreth të dytë dhe […]

Moti sot në Maqedoni


Sot në mëngjes po mban mot me vranësira dhe reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej 2 deri 5 gradë celcius, ndërsa gjatë ditës pritet të jenë prej 7 deri 14 gradë celcius. Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore […]

Taravarit i kthehen ingerencat në arsim


Ingerencat në sferën e arsimit që iu morën kryetarit të komunës së Gostivarit në nivel lokal i janë kthyer. Në ndërkohë do të shqyrtohen edhe parashtresat për parregullsitë që janë bërë, kanë informuar nga Komuna. “Fatkeqësisht, kaluan 9 muaj të plotë të mosfunksionimit të arsimit të mirëfilltë në Gostivar. Për 9 muaj të tërë, pushteti […]

Orban: Gruevski është aleat i hungarezëve


Kryeministri Viktor Orban mborjti vendimin e Hungarisë për pranimin e kërkesës për azil të ish-kryeministrit të Maqedonisë, I cili kërkohet nga autoritetet pasi është dënuar me dy vite burg dhe duhet të vuajë dënimin. Shefi i qeverisë së Budapestit e konsideron Nikolla Gruevskin aleat dhe akuzon sistemin e drejtësisë të Shkupit se është përfshirë në […]

Mijallkov kërkon seancë publike në Gjykatën e Apelit


Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, në ankesën e tij që e ka dorëzuar tek Gjykata Penale ka kërkuar të mbahet seancë publike, njofton Makfaks. Në ankesë Mijallkov kërkon që vendimi për paraburgim të rishqyrtohet, gjegjësisht të largohet masa e paraburgimit, ndërsa në fuqi të mbesin masat e përkujdesit të cilat kanë […]

Serbët e Veriut po bëhen gati për protesta


Në katër komunat veriore të Kosovës për sot në orën 12:00 janë paraparë protesta të serbëve, siç është, paqësore. Protestuesit tashmë kanë dalë nëpër e vendet e grumbullimit. Protestat mbahen në shenjë kundërshtimi ndaj taksës së ngritur 100 për qind nga Kosova ndaj mallrave të Serbisë që eksportohen në vendin tonë. Aty vërehen edhe pjesëtarë […]

Qentë endacak sulmojnë një 4 vjeçare nga Tetova


Mbrëmê rreth orës 20:00 , 4 vjeçarja A.I duke shkuar mysafirë bashk me babain dhe xhaxhain në rrugën 183 në Tetovë është kafshuar nga qent endacak. Vogëlushja menjëherë është dërguar në spitalin klinik në Tetovë nga ana e familjarëve dhe pas intervenimit nga mjekët është liruar për kurim shtëpiak. Sipas familjarëve ekipet e policisë kanë […]

Shekerinska prezanton Buxhetin për mbrojtje


Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë buxhetin në pjesën e mbrojtjes për vitin e ardhshëm. Sipas Propozim-buxhetit për vitin 2019 që Qeveria e pranoi dhe e dorëzoi deri tek Kuvendi, është paraparë rritje e buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për 7,8 miliardë denarë. Përveç intensifikimit të procesit të […]

Padi penale për zyrtarin që shiti kartela qeveritare


Policia ka ngritur padi penale kundër personit me inicialet S. P. (51) nga Shkupi,i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Personi ka qenë i punësuar në Shërbimin për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta në Qeveri dhe duke shfrytëzuar ndikimin e tij, në mënyrë joligjore ka shpërndarë SIM kartela që kanë qenë në pronësi […]

Moti sot në Maqedoni


Sot në mëngjes po mban mot i vranët. Parashikohet të ketë mjegull dhe re të në lugina. Temperatura e mëngjesit do të shkojë nga minus një deri në katër gradë, ndërsa gjatë ditës prej nëntë deri në 15 gradë. Në Shkup dhe zonën përreth, temperatura pritet të jetë deri në 11 gradë celsius./Gazeta e Pavarur