LSDM: Po rriten pagat në të gjithë sektorët


Pagat po rriten, punëtorët po fitojnë më shumë para. Trendi i rritjes së pagave dhe më shumë para te qytetarët, më shumë para te secila familje, pritet të vazhdon edhe vitin e ardhshëm me realizimin e masave nga propozim buxheti, kumtuan sot nga partia më e madhe në pushtet, LSDM.

Sipas partisë, paga mesatare në muajin shtator të këti viti ka qenë 24.355 denarë. Kjo është rritje për 2164 denarë në krahasim me shtatorin e vitit 2016, në kohën e qeverisë së kaluar.

“Rriten edhe pensionet. Përveç punëtorëve edhe pensionerët marrin më shumë para. Pensioni mesatar në shtator të 2018 arrinë 14500 denarë. Rritja është për 1400 denarë më shumë se në muajin shtator të vitit 2016 të kohës së qeverisë së kaluar”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./Gazeta e Pavarur