Orban: Gruevski është aleat i hungarezëve


Kryeministri Viktor Orban mborjti vendimin e Hungarisë për pranimin e kërkesës për azil të ish-kryeministrit të Maqedonisë, I cili kërkohet nga autoritetet pasi është dënuar me dy vite burg dhe duhet të vuajë dënimin. Shefi i qeverisë së Budapestit e konsideron Nikolla Gruevskin aleat dhe akuzon sistemin e drejtësisë të Shkupit se është përfshirë në lojëra politike. Orban tha se ai dhe Gruevski, që ka dhënë dorëheqjen në vitin 2016 pas një dekade në pushtet, kanë luftuar krah për krah për të ndaluar emigracionin masiv përmes Ballkanit, transmeton abcnews.

“Unë e njoh këtë njeri, ai ishte koleg i imi për shumë kohë”, tha kryeministri hungarez për radion shtetërore. “Do të ishte shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur, që të mbroja kufirin Hungarez pa të. Duhet t’i trajtojmë aleatët në mënyrë të drejtë. Nëse ai drejtohet tek ne, ai pret një proces të drejtës. Ne nuk mund ta vendosim atë sipër ligjit por mund t’i japim një process të drejtë”, theksoi Orban.