“Titaniku” pa Gruevskin


Sot në Gjykatën Penale duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale “Titanik”. Në fillimin e seancës së kaluar gjykata vendosi që i akuzuari Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në arrati në Hungari, të gjykohet në mungesë. Në seancën e kaluar u dëgjuan rreth 80 “bomba” në periudhën mes rreth të dytë dhe tretë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013. Në këtë lëndë përveç Gruevskit të akuzuar janë edhe Martin Protugjer, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Janklloska, Ilija Dimovski dhe persona të tjerë./Gazeta e Pavarur