Urimi i Xhaferit për festën e flamurit


Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Shqiptar dhe në të njëjtën kohë Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, vendit që, siç citohet, është fqinji ynë i drejtpërdrejtë dhe mik i dëshmuar.

“Kjo festë e rëndësishme është thellë e ngulitur në memorien historike kolektive kombëtare dhe në zemrat e të gjithë pjesëtarëve të popullit shqiptar, ndërsa shqiptarët, si pjesë e rëndësishme dhe integrale e Republikës së Maqedonisë janë indi bashkues dhe kontribuues i vlefshëm në përparimin dhe zhvillimin e shtetit dhe rajonit. Sot, kur shënohet 106 vjetori prej kur diplomati i dalluar Ismail Qemali, bashkë me delegatë nga qytetet e ndryshme shqiptare e ngriti flamurin kombëtar në Vlorë, shqiptarët, kudo që të gjenden e kremtojnë këtë simbol të rilindjes kulturore kombëtare, citohet në urimin e Xhaferit./Gazeta e Pavarur