Mickoski tregon qëllimin e protestave


VMRO-DPMNE-ja me protesta do ta fillojë revolucionin kundër dëshpërimit kombëtarë. Ky term sipas liderit të opozitës nënkupton dhënien fund të dëshpërimit, problemave dhe përndjekjeve politike që sipas tij po i bën Qeveria e Zoran Zaevit. Mickoski fton qytetarët që t’i bashkohen protestës me qëllim që t’i ndalin rrugën e gabuar kryeministrit Zaev.

Praktikisht do ta shpallim revolucionin tonë kombëtarë, ekonomik dhe arsimor. Pra gjithçka që i tangon qytetarët. Këtë do ta vazhdojmë në periudhën që vazhdon, jo vetëm në Shkup por në të gjitha qytetet. Kjo është një lloj beteje të cilët VMRO-ja dëshiron ta manifestojë dhe akumulojë të gjithë pakënaqësinë e qytetarëve. Shfrytëzoj rastin që t’i ftoj të gjithë të na bashkohen dhe t’i ndalim rrugën Zoran Zaevit në këtë ndarje dhe dëshpërim kombëtar, ekonomik dhe në çdo bazë tjetër. Të bashkohen me ne dhe ta fillojmë këtë revolucion gjithëpërfshirës- deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski mbetet në qëndrimin se VMRO-ja nuk do të merr pjesë në trupin për pajtim kombëtarë, duke shtuar se çdo zgjidhje ligjore që i jep fund përndjekjeve politike do të ketë mbështetjen e subjektit tij.

Cilado zgjidhje ligjore që i jep përgjigje kësaj përndjekje politike që po i ndodh VMRO-së dhe funksionarëve aktual dhe të mëhershëm, do ta gjej mbështetjen tonë- tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

I pari i VMRO-DPMNE-së vazhdon të besojë se grupi parlamentar është i konsoliduar dhe se numri i deputetëve që do të mbështesin ndryshime kushtetuese nuk do të rritet. I pyetur për takimin mes Zaev, Nikolla Dimitrov dhe Mitko Jançev dhe mundësisë që këto dy të fundit të bindin deputetët për t’i miratuar ndryshimet kushtetuese, Mickoski theksoi se një takim i tillë është i palogjikshëm dhe si i tillë nuk do të reflektojë në parti. Protesta e VMRO_së vjen në virgjilje të njëvjetorit të arrestimeve për ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë.