Aksident komunikacioni në Strugë, lëndohen pesë persona


Me 26.11.2018 rreth orës 12.50 në rrugën magjistrale fshati Podmole, Strugë-Qafthanë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Mercedes” me targa nga Struga e drejtuar nga E.S.(27) nga Struga dhe veturës “Citroen” me targa nga Ohri, në pronësi të Spitalit të përgjithshëm në Strugë, e drejtuar nga M.M.(43) nga fshati Dellogozhdë, Strugë, transmeton Almakos.

Pastaj janë lënduar rëndë N.M.(58) nga fshati Llabunishtë dhe Xh.M.(59) nga fshati Llabunishtë, që kanë qenë në veturën “Citroen” dhe janë dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Me lëndime të lehta është lënduar bashkëudhëtari nga vetura “Citroen”, A.M.(28) nga fshati Llabunishtë, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo”.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë. Po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit./Gazeta e Pavarur