Komisioni vendos që t’i merret imuniteti Gruevskit


Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit, me pesë vota pro i miratoi gjashtë kërkesat e gjykatës për marrjen e imunitetit për shkak të masës së arrestit Nikolla Gruevskit, deputet dhe ish kryeministër i Maqedonisë, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari. Në seancë nuk kanë marrë pjesë asnjë prej deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE, kryetari i nderit të së cilës është Gruevski.

Vendimet për kërkesën për miratimin e masës së arrestit do t’i dërgohen kryetarit të Kuvendit i cili duhet që të caktojë seancë plenare.

Kryetari i Komisionit Pavle Bogevski  shprehu zhgënjim që, si tha, sistemi ynë nuk e gjeti Gruevskin për vuajtjen e dënimit dyvjeçar për rastin “Tank”. Kërkoi përgjegjësi dhe përfundimin e hetimit për arratisjen e Gruevskit.