Ivanov pjesëmarrës në Samitin për ndryshimet klimatike


Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, prej sot po qëndron për vizitë pune në Republikën e Polonisë, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin për ndryshime klimatike COP 24, që po mbahet në Katovicë, kumtoi Kabineti i tij. Presidenti Ivanov do të mbajë fjalim në segmentin e nivelit të lartë të Samitit për ndryshime klimatike […]

Amendamentet që do të diskutohen sot në Kuvend


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë debatin për dy amendamentet e mbetura për ndryshimet kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës. Mbrëmë deputetët me 65 vota “për”, 18 “kundër” dhe 8 “të përmbajtur”, Kuvendi i Maqedonisë e ka konfirmuar draft-amendamentin 34 (XXXIV) për ndryshimet kushtetuese, sipas Marrëveshjes së Prespës për zgjidhjen e […]

Opozita hungareze kërkon ekstradimin e Gruevskit


Tri partitë opozitare përmes një letre të hapur kanë kërkuar që ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të ekstradohet në Maqedoni. Partia socialiste, Dialogu për Hungari dhe Koalicioni demokratik thonë se qeveria e udhëhequr nga Viktor Orban duhet të jetë e vetëdijshme se me azilin jo vetëm që nuk është në pajtim me popullin hungarez […]

27 aksidente komunikacioni në Shkup, disa persona të lënduar


Dy shoferë dhe një bashkudhëtarë janë lënduar rëndë në dy nga gjithsej 27 aksidente gjatë fundjavës në Shkup. Në 13 aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë 13 persona, ndërsa në 12 është shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se gjatë fundjavës, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të […]

Ende nuk dihen detajet e arratisjes së Gruevskit


Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë akoma nuk ka marrë përgjigje lidhur me kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski nga ministria kompetente në Hungari, informoi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Treneska Deskovska. “Megjithatë, afatet për përgjigje nuk kanë kaluar. Do të presim, nëse nuk marrim përgjigje brenda afateve, do të lëshojmë urgjencë. Këto […]

Moti sot në Maqedoni


Në Maqedoni sot po mban mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira mesatare. Pasdite në disa lugina pritet të ketë mjegull, ndërsa pritet të fryjë erë e lehtë jugore. Temperaturat e ditës pritet të jenë në rritje, të cilat do të arrijnë deri 12 gradë celcius në disa vende.

BP: Rriten investimet e huaja në Maqedoni


Investimet e huaja direkte për nëntë muaj të këtij viti janë 315.5 milionë euro, njoftoi Banka Popullore. Për një tremujor investimet e huaja janë zvogëluar për 11.5 milionë euro. Sipas të dhënave të Bankës Popullore për tremujorin e tretë tregojnë se në korrik të hyrat nga kapitali i huaj kanë qenë 4.2 milionë euro, në […]

Skandal: Prokurorët dy vite janë përgjuar nga qendra telefonike në prokurori


Dy vite prokurorët të cilët prej se janë zhvendosur në objektin afër urës së Vardarit janë përgjuar, gjegjësisht bisedat që i kanë bërë në telefonat fiks janë incizuar në dy hard disqe, transmeton Portalb.mk. Në objektin e Barokut janë zhvendosur Prokuroria Publike Republikane, Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria e Lartë Publike, që do të thotë […]

LSDM: Po ndërmarrim masa kundër ndotjes së ajrit


Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se injorimi i problemit me ndotjen e ajrit nga ana e qeverisë së VMRO-DPMNE-së ka sjellur probleme të mëdha dhe Shkupin e ka bërë nga qytetet më të ndotura në Evropë. Ata thonë se qeveria e tyre, si dhe institucionet shtetërore zgjidhjen e problemit […]

Qytetarët e Maqedonisë do të udhëtojnë në BeH vetëm me letërnjoftime


Marrëveshja midis Këshillit të Ministrave të BeH-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për kushtet për udhëtime të shtetasve nga të dy vendet hyn në fuqi që nesër, më 1 dhjetor, kur kalimet kufitare qytetarët nga të dy vendet do të mund t’i kalojnë vetëm me letërnjoftim. Dokumenti u nënshkrua nga ministrat e punëve të […]

Bejli: UT universiteti i parë në Maqedoni që ofron mundësinë për diplomë amerikane të masterit


Universiteti i Tetovës dhe Universiteti i Ilinoisit Verior, sot në mënyrë solemne promovuan hapjen e programit të përbashkët studimor për Adminstrim biznesi, i akredituar nga Këshilli për Akreditim i Maqedonisë. Promovimi i këtij programi studimor u bë në prani të rektorit të Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ambasarorit të Shteteve të Bashkuara të […]

Hungaria hedh poshtë kërkesën e PE-së


Rezoluta e Parlamentit Evropian me të cilën kërkohet që Hungaria të ekstradoj ish kryeministrin Nikolla Gruevski, nuk ka asnjë vlerë, ka thënë Sekretari Shtetëror për komunikim ndërkombëtar në kabinetin e Orbanit, Zolltan Kovaç. “Procedura për azil politik të Gruevskit nuk është punë politike por juridike. Parlamenti Evropian nuk ka asnjë lidhje me ekstradimin e Gruevskit […]

Filipçe: Edhe opozita është përfshirë në debatin për Qendrën e re klinike


Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe kryeministri Zoran Zaev biseduan me deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë për lokacionet e mundshme për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se qëllimi është që të kyçet edhe opozita në debat, kurse takimi është realizuar dje pasdite në Kuvendin e Maqedonisë. Janë prezantuar lokacionet […]

Marigona Marku emërohet ambasadore e Maqedonisë në SHBA


Marigona Marku zgjidhet ambasadore e Maqedonisë në SHBA. E lindur në Dibër të madhe, znj. Marku në të kaluarën ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë. Kjo përzgjedhje është mëse e merituar pasi në SHBA, gjegjësisht në shtetin e New Yorkut, Komuna e Staten Island për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve dibran […]

Moti për ditën e sotme


Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i ftohtë dhe i vranët gjatë gjithë ditës. Temperaturat e mëngjesit do të sillen nga 0 deri në 3 gradë të mëngjesit, ndërsa ato ditore nuk do të kalojnë 5 gradë celsius.

Shtesa për fëmijën e tretë do të transformohet


Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska mohon shfuqizimin e shtesës për fëmijën e tretë, por thotë se e njëjta do të transformohet në një paketë sociale e cila do të ketë vlerën më të lartë se shuma e deritanishme. Në emisionin “Rruga drejt” që do të transmetohet sonte në orën 20:40 në Alsat, […]

Ja shpenzimet për zbukurimin e Shkupit gjatë festave të fundvitit


Byroja për furnizime publike ka publikuar marrëveshjen mes Qytetit të Shkupit dhe kompanisë “Link Media Plus” për zbukurimin e qytetit në prag të festave të vitit të ri. Kjo kompani rregullisht ka zbukuruar qytetin, megjithatë këtë vit marrëveshja do të jetë më e shtrenjta deri tani. Zbukurimi do të kushtoj 260 mijë euro me gjithë […]

Porosia e Merkel-it për Kosovën


Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t’i japin fund “luftës tregtare me Beogradin”. Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, tha se Gjermania ka zero tolerancë ndaj taksave doganore prej 100 për qind për produktet nga Serbia.Ai tha për Bloomberg se Gjermania do të donte që Serbia të lejojë […]

LSDM: Po ndërmerren masa kundër ndotjes së ajrit


Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se për çdo ditë merren masa për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit, që sipas tyre, për 11 vite është injoruar nga OBRM-PDUKM-ja. “Problemi shumëvjeçar me ndotjen e ajrit po zgjidhet në mënyrë sistemike me angazhim të plotë të qeverisë së LSDM-së, Ministrisë […]

Maqedonia fillon negociatat me BE-në në qershor të vitit 2019


Me përjashtim të disa votave ekstremiste nga Greqia dhe Bulllgaria, shumica e eurodeputetëve mbrëmë në debatin para votimit të raportit për Maqedoninë kërkuan fillim të negociatave në qershor të vitit 2019″>2019 për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por rikujtuan se vendi duhet të vazhdojë me tempin e njëjtë të reformave. Raportuesi Ivo Vajgëll, por […]