Marigona Marku emërohet ambasadore e Maqedonisë në SHBA


Marigona Marku zgjidhet ambasadore e Maqedonisë në SHBA. E lindur në Dibër të madhe, znj. Marku në të kaluarën ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Maqedonisë.

Kjo përzgjedhje është mëse e merituar pasi në SHBA, gjegjësisht në shtetin e New Yorkut, Komuna e Staten Island për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve dibran është binjakëzuar me Komunën e Dibrës, biles ajo thirret edhe si Dibra e tretë, pas Dibrës së vogël të Peshkopisë.

Sa për informacion, në vitin 2011, me rastin e përvjetorit të Ministrisë së punëve të jashtme të Maqedonisë, Marigona Marku, që në atë kohë punonte në Drejtorinë për të Drejtën Ndërkombëtare, mori çmimin tradicional për diplomatin më të mirë të vitit, i cili ndahet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme.