Skandal: Prokurorët dy vite janë përgjuar nga qendra telefonike në prokurori


Dy vite prokurorët të cilët prej se janë zhvendosur në objektin afër urës së Vardarit janë përgjuar, gjegjësisht bisedat që i kanë bërë në telefonat fiks janë incizuar në dy hard disqe, transmeton Portalb.mk.

Në objektin e Barokut janë zhvendosur Prokuroria Publike Republikane, Prokuroria Themelore Publike dhe Prokuroria e Lartë Publike, që do të thotë se i kanë dëgjuar bisedat e prokurorëve që punojnë në këto prokurori, në numër rreth 70.

Biseda e parë është prej 30 shtatorit të vitit 2016, ndërsa e fundit deri dje.

Këtë informatë shokuese, sot në takim me gazetarët e ndau prokurori republikan publik Lubomir Joveski, i cili theksoi se kanë hapur procedurë parahetimore.

Prokurori shpjegoi se do të hetohet se bisedat e incizuara a janë dërguar jashtë Prokurorisë.

Qendra për telefonata fikse është instaluar në vitin 2013, dhe për këtë shkak do të hetohet se a është furnizuar pajisja me opsionin për incizim që atëherë, ose është bërë më pas.

Gjithashtu do të kontrollohet se a është përgjuar edhe komunikimi fiks i prokurorëve të Prokurorisë për Krim të Organizuar, të cilët janë zhvendosur në ndërtesë tjetër./Gazeta e Pavarur