Zaev takohet me Todorovin dhe Jançevin


Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë për media ka konfirmuar se ka pasur takim me ish ministrin e shëndetësisë Nikolla Todorov, dhe kryetarin e Kavadarit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mitko Jançev.
Zaev ka thënë se takimi është mbajtur me qëllim ndikimin e tyre mbi deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë ndryshimet kushtetuese, por edhe për koordinimin e reformave si dhe për trupin interparlamentar dhe koordinativ për pajtim.
“Besojë se kanë ndikim andaj i ftova për kafe në Strumicë. Gjithcka ishte në mënyrë transparente, kemi biseduar për shkak ndikimit të tyre. Besoj se komunikojnë me më tepër deputetët, kështu të paktën praktikojnë dhe kështu janë ndjenjat e mia dhe vazhdojmë në bazë të bisedave dhe në bazë të argumenteve dhe përgjegjësisë që e kemi. Të tentojmë të ndihmojmë në tërë këtë proces”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA.