A e humbi betejën Kuvendi për “shqipen” me presidentin e shtetit?


Profesori universitar Mersim Maksuti në intervistën e fundit për Lajm TV ka folur për rolin e presidentit të shtetit në Republikën e Maqedonisë dhe përgjegjësitë që i njëjti duhet t’i mbajë për aktet antikushtetuese. Profesori ka komentuar edhe vonesën e hyrjes në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. “Ka marrë karakter politik kjo çështje, […]

Zaev: Jam i lumtur që u dëshmua pafajsia ime


“Jam i lumtur që më në fund u dëshmua pafajësia ime dhe drejtësia e tha të veten”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas shqiptimit të vendimit për rastin “Ryshfet”. “Presim ankim. Ky ishte vendim të cilin e kam pritur, ishte e logjikshme i njejti në bazë të dëshmive të prezantuar”, shtoi Zaev. Ai prej institucioneve kërkoi […]

Hajredini: BDI nuk është më partner i domosdoshëm për Zaevin


Sot është dita e fundit e punës për Dimitar Bogovin si guvernator i Bankës Popullore. Edhe pse mandati shtatëvjeçar i tij skadon më 21 maj, nuk dihet nëse propozimi i ri i presidentit Ivanov, Anita Angelovska Bezhoska do të gjendet në rend dite në seancën e nesërme të Kuvendit. Burime nga LSDM-ja shprehen se kryetari i […]

Ibrahimi për emrin: “Ilindenska” shqip “Ilinditase” më keq se sa kur thonin luani është stemë shqiptare


Zekirija Ibrahimi, ish-deputet i Kuvendit të Maqedonisë përmes një shënimi në facebook ka komentuar propozimin për emrin e ri të Maqedonisë. Ibrahimi ka ironizuar me politikanët e BDI-së, të cilët “Ilindenskas” po i thonë “Ilinditase”. Zeka thotë se është e vërtet që anëtarsimi në nato është synim madhor i shqiptarëve dhe se duhet të pranojmëe […]

Ryshfeti”, Zaev shpallet i pafajshëm


I akuzuari Zoran Zaev lirohet nga akuzat. Ky është aktvendimi që e kumtoi gjykatësi Darko Todorovski për rastin “Ryshfeti”. Zaev në rastin ishte akuzuar si kryetar komune se ka kërkuar 160 mijë euro nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikollov- Saçevsliev për privatizim të tokës ndërtimore. /Medial.mk/

Emri, Besa e Gashit: Republika BDItase e Maqedonisë


Akoma pa filluar Qeveria e re e zgjeruar në të cilën do të participojnë Lëvizja BESA e Gashit dhe PDSH në koalicionin LSDM dhe BDI, janë ndezur kacafytjet. Gjithçka ka të bëjë me propozimin e ri për emrin, dhe ate kjo kacafytje në raportet mes Lëvizjes BESA dhe BDI-së, informon INA. Ka qenë nënkryetari i […]

Mali Everest i merr jetën një alpinisti nga Maqedonia


Mjeku me inicialet Gj.P nga Maqedonia ka vdekur nga infarkti duke u ngjitur në majen më të lartë të botës, Mont Everest. Lajmin e kanë konfirmuar udhëheqësit e rutës nga Nepali të cilët kanë thënë se mjeku nga Maqedonia ka ndërruar jetë në lartësi mbi detare prej 7200 metra lartësi. Deri tani, ai është ngjitur […]

Kasami “godet” Gashin: Nëse ke dinjitet, largohu dhe formo parti tjetër


Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami krahu i Tetovës, dje nga Struga godet ashpër Lëvizjen Besa të Afrim Gashit, dhe se ky i fundit sipas Kasamit nëse ka dinjitetin minimal duhet të jap dorëheqjen dhe të formoj subjektin e tij politik dhe të garoj në zgjedhje për të kërkuar votat e elektoratit, u shpreh ai […]

Llalla: Republika Ilindenase e Maqedonisë emër shumë i rrezikshëm për shqiptarët


Historiani Arben Llalla theksoi për INA se propozimi i emrit në gjuhën shqipe Republika Ilindenase e Maqedonisë, nuk shpreh karakterin shumëetnikë të Maqedonisë, por tregon shtetin unitar. “Mendoj se ky emër është shumë i rrezikshëm duke patur parasysh ngjarjet historike në lidhje me kryengritjen e Ilindenit të 1903 që kishte si synim kufirin e saj […]

Kreu opozitar grek: Republika e Maqedonisë së Ilindenit është mishërim i irredentizmit


Kreu i Partisë opozitare greke “Demokracia e Re”, Kirijakos Micotakis ka hedhur poshtë propozimin Republika e Maqedonisë së Ilindenit, raporton MIA. “Personalisht jam irrituar. Ka një diskutim për emrin e Shkupit si Republika e Maqedonisë së Ilindenit . Le t’i sqarojmë disa çështje për ata që nuk duket se e njohin mirë historinë tonë. Kryengritja […]

Zaev rrezikon 5 vite burg, kush ngriti padi kundër tij?


Partia “E Majta” do të ngrit padi penale ndaj kryeministrit Zoran Zaev. Ata njoftojnë se në orën 11:00 do të mbajnë konferencë për shtyp para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, ku edhe do të sqarojnë arsyet për padinë. “Theksojmë se me pranimin e propozimit jo tëorim të detyrës zyrtare” me të cilën parashihet së paku […]

Në Nju-Jork raund i ri i negociatave për emrin


Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë të enjten dhe të premten do të kenë takim të ri me ndërmjetësuesin e Kombeve të Bashkuara, Methju Nimic, i cili do të mbahet në Nju-Jork, pasi gjatë fundjavës kryeministri Zoran Zaev pas takimit të liderëve e zbardhi propozimin për të cilin u bisedua në negociatat në […]

Bexheti: “Ilinditase” s’është fjalë shqipe


Termi “Ilinditase” nuk ka kuptim në gjuhën shqipe. Gjuhëtarët shpjegojnë se ky përkthim tekstual dhe jo i menduar mirë bie ndesh me normat gramatikore të gjuhës shqipe. Profesori Vebi Bexheti duke elaboruar mënyrën se si duhet përkthyer propozimi i ri i emrit, shpjegon se ky version i tangon shqiptarët në disa komponentë. Mendoj se nuk […]

Ne nuk kemi qenë përkthyes në proces, por negociues


Zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani ka sqaruar edhe një herë rreth emrit të Maqedonisë “Ilinditë”. Sipas tij, shqiptarët nuk kanë qenë përkthyes në këtë proces, por negociues dhe formulimi i ri reflekton më së miri përpjekjen e përbashkët maqedono- shqiptare për shtet multietnik për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE. “Kam përshtypje se reagimet e […]

Asaf Ademi propozim i Levizjes BESA për ministër Kulture


Asaf Ademi do të jetë propozimi i Lëvizjes Besa për Ministër të Kulturës. Kjo është konfirmuar nga burime brenda partisë, prej ku thonë se Ademi ka mbështetjen e kreut dhe organeve të larta partiake. Këto ditë pritet që Lëvizja Besa të publikojë edhe emrat e funksionarëve të tjerë që do të emërojë në eshalonin e […]

Dimitrov mbron propozimin Maqedonia Ilindenase


Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov e ka mbrojtur propozimin Maqedonia Ilindenase, duke thënë se është pjesë e Kushtetutës, dhe paraqet shtyllë të shtetit. I ftuar në emisionin “Peçat na Nedellata” në 1TV, Dimitrov thotë se nuk sheh propozim më të përshtatshëm, për të cilin ka pajtim nga të dyja palët, përcjell Telegrafi Maqedoni. […]

Pse Shkupi dhe Athina këmbëngulin për emër sllav


Rezultati i bisedimeve të gjata natën e 16 majit dhe ditën e 17 majit midis kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrit grek Aleksis Cipras, që u takuan… në Sofje në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ishte njoftimi se dy kryeministrat gjetën gjuhën e përbashkët për emrin e ri të shtetit të quajtur ndërkombëtarisht FYROM. Gazeta […]

E tmerrshme, aborton 13 vjeçarja në Maqedoni


Shumë shpesh kohën e fundit dëgjojmë se vajza të mitura bëhen nëna, statistikat tregojnë se gjithnjë e më të shpeshta janë abortet nga vajza që ende nuk kanë mbushur 18 vjet dhe gjithnjë e më shpesh dëgjojmë për martesa në moshë të re. Shtatzënia e të rejave nuk është diçka që ndodh atje diku, por […]

Zyrtarët bullgarë: Maqedonia e Ilindenit, zgjidhje e mundshme


Zyrtarët e lartë bullgarë konfirmuan se “Republika Maqedonia e Ilindenit” është një nga opsionet që është shtuar në tavolinën e bisedimeve mes Shkupit dhe Athinës. Ministrja e Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva tha se Ilindeni është pjesë e rëndësishme e historisë së përbashkët bullgare dhe maqedonase. Zaharieva, Minsitre e Jashtme e Bullgarisë “Republika e Maqedonisë së […]

“Po” apo “Jo” për Maqedoninë e Ilindenit


Maqedonia e Ilindenit apo Ilindenase, emërtimi i ri që pritet të mbyllë kontestin disavjeçar me Greqinë, është shoqëruar me heshtje nga Shkupi zyrtar, por reagime të ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit. Edhe pse ende nuk dihet se nga ka ardhur ky propozim, pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev dhe atij grek Ciprias, shqiptarë e […]