Zaev: Jam i lumtur që u dëshmua pafajsia ime


“Jam i lumtur që më në fund u dëshmua pafajësia ime dhe drejtësia e tha të veten”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas shqiptimit të vendimit për rastin “Ryshfet”.

“Presim ankim. Ky ishte vendim të cilin e kam pritur, ishte e logjikshme i njejti në bazë të dëshmive të prezantuar”, shtoi Zaev. Ai prej institucioneve kërkoi që të publikojnë inçizimin e tërësishëm dhe nëse i njejti dorëzohet në adresën e tij, atëherë ai vet do ta publikoj me qëllim që të bindet opnioni se nuk ka kërkuar ryshfet.

“Gjithçka që kam bërë në Strumicë ka qenë transparente. Kam apeluar për donacione dhe të jenë shembull për qyetarët”, përfundoi Zaev.