(VIDEO) Khabib i kthehet ringut, do të përballet me Dustin Poirier

Khabib Nurmagomedov ka vendosur të kthehet në tetëkëndësh në shtator për t’u përballur me Dustin Poirier në UFC242 në Abu Dhabi.

Është hera e parë që Nurmagomedov do të luftojë që prej fitimit të titullit të peshave të lehta në UFC me një fitore ndaj Conor McGregor në tetor të vitit të kaluar.

Pas konfirmimit zyrtar, Nurmagomedov i pamposhtur shkroi në Twitter: “Mirësevini Dustin Poirier”.

Kundërshtari i tij Poirier ndërkohë do të hyjë në UFC242 pas fitimit të pesë luftërave të fundit, humbja e tij e fundit ishte kundër Michael Johnson në vitin 2016.

Nurmagomedov iu dha një pezullim nëntë mujor dhe një gjobë prej 500,000 dollarë nga Komisioni Atletik i Shtetit në Nevada pas një përleshjeje pas fitores së tij ndaj McGregor.