PSZH e pranoi: Nejmar mund të shkojë, biseduam me Barcën


Mosparaqitja e Nejmarit në tubimin e parë të Pari Sen Zherman dukshëm dha rezultate, sepse e detyroi udhëheqësinë  të pranojë se bisedohet për ndarje me të. Ajo është pikërisht dëshira e brazilianiti cili tashmë disa javë ndërmerr hapa të fuqishëm  për t’u kthyer në Barcelonë.

Tani, drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo, e pranoi se  jugoamerikanit  nuk do t’i bëjnë probleme për të shkuar,  por kjo do të ndodh  vetëm gjatë ofertës joshëse. Ai, gjithashtu, zbuloi se tashmë ka kontakte me  kampionin spanjoll.

“Nejmari mund ta braktisë PSZH-në, nëse bëhet fjalë për ofertë e cila i kënaq të gjitha palët. Tashmë kishte kontakt inicial me Barcelonën, por ishte vetëm i sipërfashëm”, deklaroi Leonardo për “Parisien” dhe vazhdoi me zbulime të bujshme.

Në tërësi, fjalët e tij i konfirmojnë të gjitha lajmet e muajit të kaluar për dëshirën e Nejmarit të shkojë një orë më herët.

“Nuk mund t’u them saktë për çka biseduam me lojtarin, por nga bisedat tona me të dhe me rrethin e tij më të afërt tashmë kemi qëndrim të qartë dhe të fuqishëm për atë se cilat janë qëllimet e tij. Nuk mund t’u them diçka më shumë  për këtë temë. Unë vetëm do të them se ka marrëveshje edhe për tre vjet për ne dhe pasiqë nuk kemi marrë ofertë zyrtare nuk mnd të bisedoj për këtë temë”, tha Leonardo për edicionin francez.