Shkupi e prezantoi trajnerin e ri, Qatip Osmani


KF Shkupi sot e ka prezantuar trajnerin e ri Qatip Osmani.

“Me kënaqësi e publikojmë kontratën me trajnerin e njohur Qatip Osmani. Njëri nga trajnerët me më së shumti trofe në vend, e ndërmerr udhëheqjen e ekipit tonë dhe nënshkruam kontratë për bashkëpunim deri në vitin 2021”, publikoi klubi nga Çairi.

Osmani në këtë funksion vjen si zëvendësim të Bulent Akinit, ndërsa asistent do t’i bëhet Union Livoreka.

Paraprakisht, Osmani ka punuar te Shkëndija, prej ku u largua për shkak të rezultateve të dobëta në fillim të sezonit të ri.