Ruzhin: Takimi Merkel-Zaev, vetëm e ndihmon procesin e zgjidhjes së emrit


Ish Ambasadori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin vlerëson se Gjermania mbështet fuqishëm shtetet e Ballkanit Perëndimorë dhe është e interesuar që të njejtat të integrohen sa më shpejt në familjen europiane, transmeton Zhurnal.

“Sipas kësaj, kjo vizitë është shumë e rëndësishme për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe për kontestin me Greqinë rreth emrit, për shkak se Gjermania është një lojtar i rëndësishëm dhe ka shumë ndikim edhe në Athinë dhe mendojë se vetëm mund të ndihmon që sa më shpejt të zgjidhet ky kontest”, thotë Ruzhin.

Ai shton se takimi i Kancelares Merkel me Kryeministrin Zoran Zaev është nderë dhe pranim për Qeverinë e re, sepse qeveria e kaluar ishte kritikuar për disa lëmi si sundimi i së drejtës, liria e mediumeve etj. Sipas tij, përveç zgjidhjes së kontestit për emrin, nga Gjermania pritet edhe të inkurajoj procesin për zbatimin e reformave.