Majlinda Kelmendi me medalje ari në Grand Slamin e Dyzeldorfit

Xhudistja e njohur kosovare, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi me fitore absolute ka marrë sot medaljen e artë në Grand Slamin e Dyzeldorfit, në Gjermani. Kjo është medalja e dytë e artë e Kelmendit në vitin 2019, pas asaj të fituar në Grand Priks të Tel-Avivit.

Në finalen e sotme, siç raporton “Kosovapress”, Majlinda Kelmendi e ka mposhtur xhudisten nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren.

Në gjysmëfinale, Kelmendi e ka mposhtur xhudisten italiane Odette Giuffrida me ippon. Majlinda e kishte mposhtur italianen edhe në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “RIO 2016”.

Në Grand Priks të Diseldorfit të Gjermanisë ајо garoi në peshën 52 kilogram, ku arriti të triumfojë në të gjitha duelet e zhvilluara.  Kelmendi është pretendente për medaljen e artë edhe në Olimpiadën e Tokios, që nis pas 18 muajsh.