Beqir Asani flet për incidentin me policen, ja çka thotë


Sipas raportit policor, rreth orës 10.00 në udhëkryqet e bulevardit “Goce Delçev” dhe rruga “Filipi i Dytë” në Shkup, gjatë largimit të makinës “Land Rover” me targa të Shkupit me makinë special karotrec, nga ana e B.A është sulmuar verbalisht zyrtarja policore e cila ka qenë në vendin e ngjarjes. Protagonisti i kësaj ngjarje u […]

Të shtunën takim Mickoski- Ahmeti në Shkup


Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të takojë të shtunën liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Takimi siç mëson Medial.mk, do të mbahet në selinë e partisë maqedonase opozitare në Shkup. Takimi do të jetë njohës dhe protokollar, ndërsa siç thonë në BDI do të bisedohet edhe për emrin dhe reformat, por në asnjë mënyrë nuk […]

Ligji për gjuhët, përgjigjet nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski


Të gjitha debatet për atë se si të veprohet rreth mbi 30.000 amandamenteve për Ligjin për gjuhët duhet të zhvillohen në suaza të kompetencave kushtetuese të Kuvendit, nga njëra anë, dhe të respektohen kompetencat e vetë Kuvendit përmes obligimeve që i ka në pajtim me rregulloren dhe Kushtetutën, deklaroi sot nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska […]

Ligji i gjuhëve, VMRO nuk i tërheq 35 mijë amendamentet


VMRO-DPMNE-ja nuk lëshon pe dhe nuk tërheq 35 mijë amendamentet ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Sipas liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski, tërheqja eventuale e amendamenteve mund të ndodhë vetëm atëherë kur shumica të jetë e gatshme të hartojë propozim ligj të ri për përdorimin e gjuhëve duke përfshirë opozitën dhe ekspertët. Po ka […]

E mbështesim protestën për Almir Aliun


Duke ndjekur me vëmendje procesin gjyqësor kundër vrasësit së djaloshit Almir Aliu nga Kumanova, Lëvizja BESA konstaton se ky rast është një test për drejtësinë në kushtet e reja në Maqedoni. Nëse edhe kjo drejtësi vepron me dy standarde dhe për shqiptarët vazhdon të mbetet njerkë, atëherë i bie të konkludojmë se beteja jonë për […]

Vizita e funksionarëve të lartë të NATO-s dhe KE-së, anulohet për nesër


Vizita e paralajmëruar në Republikën e Maqedonisë e ndihmëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri Politike, ambasadorit Alehandro Alvargonzales dhe Maçej Popovski, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, është anuluar për nesër, për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit në Bruksel pasi sot ishin […]

Zaev-Markoviq: Integrimi në BE dhe në NATO për stabilitet dhe zhvillim ekonomik në rajon


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev sot në Sofje u takua me kolegun e tij malazez Dushko Markoviq, me të cilin së bashku kanë vlerësuar se bashkëpunimi rajonal po zhvillohet në mënyrë efektive, në interes së nevojave të qytetarëve dhe të interesave euro-atlantike të rajonit. Gjatë bisedës, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, është konstatuar se bashkëpunimi […]

Gruevski për “Trajektorja”: Nuk e kuptoj për çfarë jam i akuzuar


Sot vazhdoi seanca gjyqësore për lëndën e PSP-së, “Traektorja” në të cilën të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish zëvendëskryeministri Vladimir Pesheveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish drejtori i Agjencisë të Rrugëve Shtetërore, Lupço Georgievski. “E lexova akuzën, por nuk e kuptova për çfarë jam i akuzuar. Veprën Penale […]

“Tvrdokorn”-it do ta bllokojnë aeroportin e Shkupit


Shoqata Qytetare “Tvrdokorni” në rrjetet sociale paralajmëruan se do të organizojnë bllokim të “Aeroportit ndërkombëtar Shkup” për shkak heqjes së përmendores së Aleksandrit të Madh që është vendosur në vitin 2011, transmeton Portalb.mk. Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë, nëpër rrugë u hoqën tabelat me emrin Aleksandri i Madh si dhe mbishkrimi në aeroport.

Shkupi pjesë e videospotit global për Orën e planetit Tokë


Në prag të aksionit më të madh ekologjik botëror Ora e planetit Tokë, sot ekipi i kësaj lëvizje zyrtarisht e promovoi videon globale nga fushata botërore e marketingut në të cilin paraqitet edhe një insert nga Shkupi. Ora e planetit Tokë, e cila do të mbahet më 24 mars në orën 20:30, paraqet aksion më […]

Sot takim Gashi- Zaev, do të bisedohet për përfshirjen e Besës në Qeveri?


Kryetari i Lëvizjes BESA (krahu i Shkupit) Afrim Gashi sot do të realizojë takim me kryeministrin e vendit Zoran Zaev. Takimi do të realizohet në ora 17.00, ndërsa nuk dihen pikat e takimit. Gashi ditë më parë realizoi takime edhe me disa nga liderët e partive shqiptare opozitare, njofton Medial.mk. Mirëpo në intervistën e tij […]

Xhaferi: Nuk ka marrëveshje politike për t`i liruar deputetët e paraburgosur


Kryeparlamentari Talat Xhaferi është decid ku thotë se lirimi deputetëve të paraburgosur të VMRO-DPMNE-së nuk është marrëveshje politike që opozita të kthehet në Kuvend, transmeton Zhurnal. “Nuk ka marrëveshje politike që deputetët të lirohen nga paraburgimi. Ekziston një proces gjyqësor dhe procedur për lirimin e tyre nga paraburgimi me çka do të vlersohet a ekzistojnë […]

Aleanca dhe Lëvizja Besa reagojnë kundër djegies së flamurit shqiptar: Autorët të nxirren para drejtësisë!


Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kanë reaguar lidhur me djegien e flamurit shqiptar në protestën e maqedonasve kundër ndryshimit të emrit dhe kundër ndryshimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. “Dënojmë ashpër djegien e Flamurit Kombëtar shqiptar në qendrën e Shkupit nga protestuesit maqedonas qe protestojnë për çështjen e emrit të Maqedonisë. Ky akt […]

Ja arsyeja e largimit të tre shqiptarëve nga aeroporti i Shkupit


Aeroporti i Shkupit arsyetohet se vendimi për pushim nga puna të tre shqiptarëve ka ardhur pasi të njëjtit nuk kanë siguruar përgjigje pozitive nga “kontrolli i sigurisë” që e realizon DTSK. Çdo kandidat apo i punësuar në Aeroportin e Shkupit, përveç përmbushjes së kushteve ligjore për një pozitë të caktuar, ai duhet të marrë pëlqimin […]

Rikthehen protestat: Prokurorët e vrasin Almirin për të dytën herë


Qytetarët nëpër faqes në “Facebook” “Drejtësi për Almirin”, kanë paralajmëruar protestë të re kundër vendimit të prokurorëve për rikualifikim të lëndës nga vrasja me paramendim në aksident rrugor me pasoja vdekje, në të cilën u vra 4 vjeçari nga Kumanova Almir Aliu, njofton Portalb.mk. Prokurori Joveski, në lidhje me këtë lëndë, ka deklaruar se vendimi […]

Ahmeti së shpejti do ta takojë kryetarin e VMRO-së


Të shtunën raportohet të ketë takim mes dy kryetarëve të partive politike që udhëhoqën Maqedoninë për afër 10 vite. Për TV24, burime brenda BDI-së kanë thënë se takimi do të mbahet ditën e shtunë (3 mars) dhe i njejti do të ketë agjendë të ngjeshur pasi në tavolinë do të diskutohen çështje të brendshme të […]

Vazhdojnë skandalet: Antikorrupsioneri për qeranë 100 euro, ka marrë 350 euro


Pas publikimit të informacionit se anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion kanë marrë rroga pa shkuar në punë dhe janë paguar për shpenzime udhëtimi me fatura të rrejshme, zbardhet një e vërtetë tjetër, përcjell Aktuale.mk. Sic mëson portali SDK.mk, një anëtarë i komsionit për të paguar shfryrëzimin e banesës në vlerë prej 100 euro, ka marrë […]

Largimi i përmendores së Aleksandrit të Madh nga aeroporti i Shkupit lajm edhe në Greqi


Prej mbrëmë vonë një pjesë e mediave greke, filluan ta publikojnë lajmin për largimin e përmendores së Aleksandrit të Madh nga aeroporti i Shkupit. Informacionin e kanë në plotësuar me fotografi dhe video nga mediat e Maqedonisë. Prej herët në mëngjes, ndërkaq, tekstin nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA e morën të gjitha botimet onlajn […]

Funksionarë të lartë të NATO-s dhe BE-së për vizitë në Maqedoni


Kryeministri Zoran Zaev do të takohet me ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Siguri Politike, ambasadorin Alehandro Alvargonzales dhe Maçej Popovski, zëvendësdrejtor i përgjithshëm për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim pranë Komisionit Evropian, që do të qëndrojnë për vizitë dyditore në Republikën e Maqedonisë. Siç njoftoi pres shërbimi qeveritar, vizita e […]

BDI: Ne e kemi dërguar përfaqësues special për NATO Lazar Elenovskin


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se Llazar Elenovski është emëruar i dërguar i posaçëm i qeverisë në selinë e Aleancës, si zgjidhje kadrovike është bërë me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim. “Lidhur me lajmin е publikuar për emërimin e z.Llazar Elenovski të dërguar të posaçëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për […]