Xhaferi: Nuk ka marrëveshje politike për t`i liruar deputetët e paraburgosur


Kryeparlamentari Talat Xhaferi është decid ku thotë se lirimi deputetëve të paraburgosur të VMRO-DPMNE-së nuk është marrëveshje politike që opozita të kthehet në Kuvend, transmeton Zhurnal.

“Nuk ka marrëveshje politike që deputetët të lirohen nga paraburgimi. Ekziston një proces gjyqësor dhe procedur për lirimin e tyre nga paraburgimi me çka do të vlersohet a ekzistojnë kushte për këtë”, ka deklaruar Xhaferi në “Top Tema” që emetohet në Televizionin Telma.

Më pas Xhaferi i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së që interesat shtetërore t’i vën mbi ato partiake.

“Nëse të gjithë presim që në prill të marrim rekomandim për datë dhe deri në qershor të rrumbullaksohen negociatat për emrin, vlersoj se asnjë politikan nuk do të lejoj luksin për të bllokuar institucionet. Gjitha instancat ndërkombëtare tregojnë se tani është momenti historik që Maqedonia të merrë atë që e pret – anëtarësimi në BE dhe NATO dhe mendoj që VMRO-DPMNE do të gjenë forcë që interesat shtetërore ti shikon para atyre partiake”, tha Xhaferi.

Ai mes tjerash paralajmëroi se do të thërret vazhdimin e seancës për ligjin për përdorimin e gjuhëve pa marrë parasysh nëse merrë pjesë opozita apo jo. Gjithsesi Xhaferi është optimist se do të tejkalohen mosmarrëveshjet me opozitën. / Zhurnal