Largimi i përmendores së Aleksandrit të Madh nga aeroporti i Shkupit lajm edhe në Greqi


Prej mbrëmë vonë një pjesë e mediave greke, filluan ta publikojnë lajmin për largimin e përmendores së Aleksandrit të Madh nga aeroporti i Shkupit. Informacionin e kanë në plotësuar me fotografi dhe video nga mediat e Maqedonisë. Prej herët në mëngjes, ndërkaq, tekstin nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA e morën të gjitha botimet onlajn të mediave, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

“Largohet përmendorja e Aleksandrit të madh nga aeroporti në “Shkup” është titulli i lajmit të ANA-MPA.

“Përmendorja e Aleksandrit të Madh me një lartësi prej 1,5 metra, që ndodhej në sallën për mbërritje, ishte vendosur në vitin 2011 si donacion nga kompania greke TAV, e cila nga viti 2010 e drejton aeroportin në kryeqytetin e IJRM-së, shkruan gazeta greke e lajmeve.

Mediat greke, në tekstet përkujtojnë se me vendim qeveritar aeroporti i Shkupit nga “Aleksandri i Madh” ishte riemërtuar në “Aeroporti Ndërkombëtar Shkup”, ndërsa javën e kaluar, ishin hequr shkronjat nga emri i vjetër.