BDI: Ne e kemi dërguar përfaqësues special për NATO Lazar Elenovskin


Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka njoftuar se Llazar Elenovski është emëruar i dërguar i posaçëm i qeverisë në selinë e Aleancës, si zgjidhje kadrovike është bërë me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Lidhur me lajmin е publikuar për emërimin e z.Llazar Elenovski të dërguar të posaçëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për çështjet e integrimit në NATO në Bruksel, dëshirojmë të njoftojmë opinionin se z. Elenovski, njësoj si dhe në vitin 2012 kur u emërua ambasador në Bruksel, edhe tani që është emëruar i dërguar i posaçëm i Qeverisë në selinë e Aleancës, si zgjidhje kadrovike është bërë me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Elenovski është një profesionist jashtëzakonisht i mire i integrimeve euro-atlantike dhe jemi thellësisht të bindur se me dijen dhe përvojën e tij do të jap kontribut të rëndësishëm për bërjen realitet të aspiratave euro-atlantike të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e BDI-së.