Beqir Asani flet për incidentin me policen, ja çka thotë


Sipas raportit policor, rreth orës 10.00 në udhëkryqet e bulevardit “Goce Delçev” dhe rruga “Filipi i Dytë” në Shkup, gjatë largimit të makinës “Land Rover” me targa të Shkupit me makinë special karotrec, nga ana e B.A është sulmuar verbalisht zyrtarja policore e cila ka qenë në vendin e ngjarjes.

Protagonisti i kësaj ngjarje u tha se është Beqir Asani, kryetar i degës së BDI-së në Çair, raporton Almakos. Derisa, për Tv 24 Asani ka mohuar se ka patur ndonjë incident serioz, duke thënë se ka ndodhur vetëm një përleshje e shkurtër verbale mes tij dhe polices afër qendrës tregtare “Mavrovasja”