Sot takim Gashi- Zaev, do të bisedohet për përfshirjen e Besës në Qeveri?


Kryetari i Lëvizjes BESA (krahu i Shkupit) Afrim Gashi sot do të realizojë takim me kryeministrin e vendit Zoran Zaev.

Takimi do të realizohet në ora 17.00, ndërsa nuk dihen pikat e takimit. Gashi ditë më parë realizoi takime edhe me disa nga liderët e partive shqiptare opozitare, njofton Medial.mk.

Mirëpo në intervistën e tij të fundit për “Nezavisen Vesnik” Afrim Gashi nuk përjashtoi mundësinë që krahu i Shkupit i Lëvizjes Besa ti bashkangjitet kabinetit qeveritar dhe shumicës parlamentare. Në këtë pyetje Gashi u përgjigjë se partia e tij është e gatshme në çdo moment ti ndihmojë kryeministrit Zaev në aspektin e reformave.