Ligji për gjuhët, përgjigjet nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski


Të gjitha debatet për atë se si të veprohet rreth mbi 30.000 amandamenteve për Ligjin për gjuhët duhet të zhvillohen në suaza të kompetencave kushtetuese të Kuvendit, nga njëra anë, dhe të respektohen kompetencat e vetë Kuvendit përmes obligimeve që i ka në pajtim me rregulloren dhe Kushtetutën, deklaroi sot nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski.

“Kjo do të thotë se Ligji për gjuhët është miratuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të gjitha dispozitat kontestuese që shkaktuan debat publik dhe mundësi për thënie nga ana e organeve të tjera do të jenë lëndë shqyrtimi e Komisionit të Venecies, por sërish do të cek se të gjitha procedurat e mëtutjeshme duhet të zhvillohen në pajtim me Kushtetutën dhe rregulloren. Nga ana tjetër të mos krijohet edhe bllokim i Kuvendit dhe të respektohet procedura demokratike dhe e drejta e deputetëve të propozojnë amandamente”, theksoi Tashevska -Remenski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Kuvend.