Ky është prokurori Burim Rrustemi që e zgjidhi rastin “Sopoti”


Burim Rrustemi nga Kumanova, është prokurori special i ekipit të Katica Janevës që për 4 seanca zgjidhi çështjen që dikush nuk e kishte zgjidhur 15 vjet, shkruan gazeta Lajm. Prokurori Rrustemi nuk është i njohur publikisht, për faktin se si profesionist i ka dhënë zë veprës së tij dhe jo tonit të zërit. Rrustemi dje […]

BESA: E mbështesim protestën për rastin e Almir Aliut


Duke gjykuar se, fatkeqësisht, sistemi gjyqësor në Maqedoni ende vazhdon të jetë diskriminues dhe jo i drejtë ndaj shqiptarëve, Lëvizja BESA konstaton se lirimi i vrasësit të Almir Aliut dhe mundësia e rikualifikimit të veprës nga vrasje me paramendim në aksident trafiku, paraqet edhe një shembull tipik të kësaj qasjeje, theksojnë nga Lëvizja BESA. “Sidoqoftë, […]

Emri, këto janë 5 propozimet në tavolinën e bisedimeve


Pasi shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias zbuloi se draft- marrëveshja është dërguar në Shkup, mediat greke mes të cilëve edhe “Katimerini” dhe “Ta nea” kanë zbardhur pesë emrat që figurojnë në propozim grek. Zaten, bëhet fjalë për idetë apo emrat e njëjta të dorëzuar nga ndërmjetësi Metju Nimic: Republika Maqedonia Veriore Republika Maqedonia e […]

Lënda për “Monstrën” në duart e Katica Janevës


Rasti “Monstra” përfundimisht është në duart e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Këtë e konfirmojnë për Portalb.mk, nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pasi që më 12 mars të këtij viti, Katica Janeva ka dorëzuar kërkesë që t’i marrë kompetencat për këtë lëndë, shkruan Portalb.mk. “Lënda “Monstra” është dorëzuar deri te Prokuroria Speciale Publike, […]

Arrestohet ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy


Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy është paraburgosur më 20 mars, si pjesë e një hetimi lidhur me financim të paligjshëm gjatë fushatës së tij më 2007 nga regjimi i diktatorit libian Muammar Qaddafi, raportojnë mediat. Sarkozy është marrë në pyetje nga policia në stacionin në Nanterre, në perëndim të Parisit. Mediat kanë cituar burime brenda […]

Qeveria nuk e komenton marrëveshjen e Kocijas dërguar Shkupit


Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka refuzuar të komentojë propozim tekstin e shefit të diplomacisë greke, Nikos Kocijas, siç ka thënë vetë ai, se para disa ditësh e ka dërguar në Shkup, njofton Zhurnal. Nga Qeveria për Zhurnal, thonë se nuk kanë asgjë zyrtare për të ndarë me opinionin lidhur me këtë çështje. “Nuk do […]

Kështu do të protestojmë për Almirin


Nga qytetarët që do të na bashkangjiten në protestë kërkojmë të mos marrin me vete asgjë pos një kukull apo çfarëdo lodre të fëmijëve të tyre si simbol i lojës fëmijërore që iu ndërpre herët Almirit nga dora e vrasësit fillimisht dhe së dyti nga dora e sistemit të drejtësisë në këtë vend. Anita Latifi […]

VMRO-DPMNE “çmendet” pas lirimit të sopotasve


Lirimi i të akuzuarve për rastin “Sopoti”, ishte një ndër pikat e plaftormës të nënshkruar në Tiranë më 7 janar vitin e kaluar, thotë partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim, transmeton Zhurnal. “Një vit më pas PSP i liroi me arsyetim se nuk kanë pasur dëshmi. Kush e minoi rrugën Sushevë-Sopot në të […]

“Pranverë pa drejtësi” nesër protesta për rastin “Almir Aliu”


Nën moton “Pranverë PA DREJTËSI”, nesër e mërkurën më 21 Mars 2018 në orën 13:00 do të organizohet protestë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për rastin e Almir Aliut, ku të akuzuarit Boban Iliq iu mundësua gjykim me mbrojtje në liri pas rikualifikimit të rastit nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekje”, shkruan […]

Marrëveshja është dërguar në Shkup, thotë Koxias


Teksti që përmban propozimet dhe agjendën për bashkëpunimin e ardhshëm është dërguar në Shkup, ka deklaruar shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias në Bruksel, pas këshillit për punë të jashtme në BE. “T’ju jap diçka ekskluzive. Kemi përpunuar tekst me propozimet tona në tërësi si në raport me problemet e hapura që i kemi me […]

Forumi Rinor Shqiptar, përkrah protestat e 21 marsit, “Drejtësi për Almirin”


Kryetari i Forumit Rinor Shqiptar (FRSH), Ariton Rama ka ftuar të gjithë anëtarët e FRSH-së dhe gjithë shqiptarët në përgjithësi që të marrin pjesë në protestën e cila do të mbahet më 21.03.2018 para Qeverisë së Maqedonisë. Qëllimi i protestës është kthimi i drejtësisë në rastin “Almiri”. Rama këtë ftesë e ka bërë nga rrjeti […]

Sot vendoset për paraburgimin e të akuzuarve të 27 Prillit


Këshilli Penal i Gjykatës Supreme sot në seancë publike do t’i shqyrtojë ankesat e të arrestuarve për ngjarjet e 27 prillit. Në paraburgim mbetën deputetët, Kërse Mukoski dhe Sasho Vasillevski, ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov dhe disa të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill. Deputetët, Luben Arnaudov, Johan Tarçullovski […]

Kamenos: Maqedonia është një dhe greke


Nuk pranojmë as Jugore, as Lindore, as Perëndimore e as Veriore, pasi Maqedonia është një dhe është greke”, ka thënë lideri i “Grekëve të Pavarur” dhe pjesë e koalicionit të qeverisë greke, Panos Kammenos. Ai thotë se parakusht për zgjidhjet e çështjes së emrit janë ndryshimet në Kushtetutën e Maqedonisë. “Për emrin e Maqedonisë pozicioni […]

(FOTO) Pas 15 viteve, Sopotasit e pinë kafen e parë të lirë nga akuza


Të akuzuarit e Sopotit sot kanë pirë kafen e parë të lirë nga akuza për terrorizëm, shkruan Gazeta Lajm. Fotografinë nga ky rast e ka shpërndarënë facebook avokati i tyre, Vullnet Paçuku. “Të dashur miq e shokë, dua të ndaj me të gjithë Ju, gëzimin që perjetova sot me përmbylljen me sukses të rastit Sopoti. […]

Grubi: Të gatshëm për zbardhjen e rastit “Almiri”


Grupi parlamentar i BDI-së I jep mbështetje të plotë palës mbrojtëse në rastin e Almirit dhe kërkon që autori I kësaj vepre të merr dënimin e merituar. Deputeti Artan Grubi tha se nuk paragjykon rastin për pamjet e publikuara tregojnë fajtorin e vërtetë të rastit. Këto komenti deputeti I BDI-së I bëri pas takimit me […]

(VIDEO)“Sopoti”, të akuzuarit me lot në sy mirëpresin vendimin


“Gëzim më të madh nuk di në këtë botë. I gjithë populli që është mundu, Alsati, Zoti ua shpërbleftë me parajsë për të mirën tonë, për drejtësi. Shumë faleminderit, drejtësia erdhi në vend, punët kanë shkuar mirë, pak me vonesë por u liruam, u rehatuam, faleminderit – u shpreh Sulejman Sulejmani, i akuzuar. Kështu e […]

Pas ligjit të shqipes, sfida e partive shqiptare mbetet unifikimi i veprimit politik


Me miratimin e Ligjit për gjuhët, që ka të bëjë kryesisht me përdorimin e gjuhës shqipe, të zyrtarizuar apo të zgjeruar, shqiptarët në Maqedoni dhe subjektet e tyre politike, në pushtet dhe opozitë, nuk po e mbyllin “paketën e kërkesave” apo të sendërtimit të të drejtave të tyre në këtë shtet, sepse ata janë para […]

Krasniqi: Nacionalistët maqedonas po linçojnë publikisht deputetët e LSDM-së që votuan për”shqipen”


Lidhur me torturën dhe protestën e nacionalistëve maqedonas para shtëpive të deputetëve maqedonas të cilat votuan pro ligjit të gjuhëve me theks të veçantë avancimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni, ka reaguar edhe analisti Faik Krasniqi. Ai thotë se nacionalizmi sllavo-maqedonas gjithmonë ka qenë i madh, e sidomos ndaj shqiptarëve. “Nuk ka […]