Grubi: Të gatshëm për zbardhjen e rastit “Almiri”


Grupi parlamentar i BDI-së I jep mbështetje të plotë palës mbrojtëse në rastin e Almirit dhe kërkon që autori I kësaj vepre të merr dënimin e merituar. Deputeti Artan Grubi tha se nuk paragjykon rastin për pamjet e publikuara tregojnë fajtorin e vërtetë të rastit. Këto komenti deputeti I BDI-së I bëri pas takimit me avokatin Asmir Alispahiq. Ky i fundit tha se mbështetja e deputetit Grubi dhe gjithë shoqërisë në këtë rast jep shpresë për përfundim pozitiv të rastit, raporton Alsat-M.

Në këtë bashkëbisedim dhe në veprimet e mëtutjeshme, qoftë edhe me autoritetet tjera të gjejmë një mënyrë që personi I cili doli nga paraburgimi, I cili kërcënoi gazetarë, I cili theksoi se është I gatshëm ta përsëris edhe një herë veprën nuk e ka vendin në liri por e ka vendin prapa grilave dhe nuk dua ta paragjykojë fajësinë por ama pamjet në video tregojnë qartazi fajin dhe kjo duhet të vërtetohet në një proces gjyqësor për vrasje e jo aksident trafiku – u shpreh Artan Grubi, deputet I BDI-së.

Jo vetëm nga Artan Grubi por të gjithë qytetarët e tanguar pa dallim rolin e tyre në shoqërinë e Maqedonisë dëshirojnë që ky rast të përfundojë në mënyrë të qartë dhe të drejtë. Fatkeqësisht, e patë se prokurorja publike përgjegjëse bëri rikualifikimin e veprës penale e cila fillimisht ishte “për vrasje”, mirëpo ne tani si mbrojtje dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se ai rikualifikim që është bërë nuk përputhet me veprimet që ka ndërmarrë Bojan Iliç. Prandaj, për këtë kemi marrë mbështetje nga deputeti Artan Grubi, për këtë kemi marrë mbështetje edhe nga të tjerët, nga të gjithë faktorët në këtë procedurë – tha Asmir Alispahiç, avokat I familjes Aliu.