(VIDEO)“Sopoti”, të akuzuarit me lot në sy mirëpresin vendimin


“Gëzim më të madh nuk di në këtë botë. I gjithë populli që është mundu, Alsati, Zoti ua shpërbleftë me parajsë për të mirën tonë, për drejtësi. Shumë faleminderit, drejtësia erdhi në vend, punët kanë shkuar mirë, pak me vonesë por u liruam, u rehatuam, faleminderit – u shpreh Sulejman Sulejmani, i akuzuar.

Kështu e mirëpriti baca Sulë vendimin për lirimin e tij nga aktakuza për terrorizëm. Ai gjatë qëndrimit në burg për shtatë vjet kishte humbur edhe shikimin. Banorët thonë se asnjë dëmshpërblim i marrë nga shteti nuk do të kompensojë vuajtjet e tyre dhe të familjeve.

“Jam Zenel Klaiqi, kam mbajt burg 3 vjet e 6 muaj, kam qenë në paraburgim, nuk kam qenë në burg shtëpiak asnjëherë. Kjo për dëmshpërblimin nuk ja vlen hiç, mua fillimisht më ka vdek nëna, është varrosur e nuk e kam pa, kjo nuk ja vken. Po, gjithë ata që kanë punu për ne I falenderojmë, të gjithë, gazetarër që kanë qenë në këtë rast, na kanë intervistu e ne prej ditës së parë e kemi tregu pafajësinë tonë. Erdhi dita, pas 15 viteve edhe u vërtetu pafajësia jonë – deklaroi Zenel Klaiqi, i akuzuar në rastin Sopoti.

“Me kurgjë nuk mundet me kompenzu mungesën tonë se na e kanë shkatërru edhe familjen. Kjo nuk paguhet me asgjë. Unë dhe Sulejman Sulejmani i kemi nga 9 vjet burg, me burg shtëpiak, nga 7 e tepër i kemi në Idrizovë edhe ato nuk paguhen me asgjë, mirëpo ja fati. Faleminderit edhe prej Katica Janevës, i dëshiroj shëndet edhe i them edhe Zaevit se prokuror i tillë na duhet, jo që na ka ndihmu ne por me profesionalizëm e ka kry punën. Faleminderit prej gjithë gazetarëve, Alsat, 21, Shenja, mos të ishit ju shumë vështirë do ta kishim”, tha Samet Lutfiu.

“Unë kam qëndru 24 muaj në paraburgim në Shutkë, prej vitit 2003 e deri tash përballemi me gjyqin. Këto nuk ndodhin vetëm në Maqedoni, këto ndodhin edhe në shtetet e Evropës dhe botës. Falendeorj juve gazetarëv eqë jenu në Maqedoni dhe jashtë Maqedonisë që kanë fol fjalë të mira për rastin tonë – u shpreh Shaqir Sulejmani.

6 nga 11 të akuzuarit nga viti 2010 procesin gjyqësor po e ndjekin nga arresti shtëpiak, katër prej të akuzuarve janë jashtë vendit ndërsa i akuzuari Samet Limani ka ndërruar jetë në korrik të viti. / Alsat-M