Kështu do të protestojmë për Almirin


Nga qytetarët që do të na bashkangjiten në protestë kërkojmë të mos marrin me vete asgjë pos një kukull apo çfarëdo lodre të fëmijëve të tyre si simbol i lojës fëmijërore që iu ndërpre herët Almirit nga dora e vrasësit fillimisht dhe së dyti nga dora e sistemit të drejtësisë në këtë vend.

Anita Latifi

Kjo është protesta e katërt të cilën e organizon iniciativa “Drejtësi për Almirin” dhe pritet që do të jetë më masovikja, sepse vjen pas vendimit për rikualifikim të lëndës dhe lirimit nga paraburgimi të kryersit të veprës: vrasje, Boban Iliq.

Të vetdijshëm për rritjen e mllefit te qytetarët nga ky vendim i joprofesional, tendencioz dhe i padrejtë i organeve të drejtësisë, apelojmë që në mënyrë të qetë dhe dinjitoze të tubohemi para Qeverisë dhe të përcjellim kërkesat tona për drejtësi.