Lënda për “Monstrën” në duart e Katica Janevës


Rasti “Monstra” përfundimisht është në duart e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Këtë e konfirmojnë për Portalb.mk, nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, pasi që më 12 mars të këtij viti, Katica Janeva ka dorëzuar kërkesë që t’i marrë kompetencat për këtë lëndë, shkruan Portalb.mk.

“Lënda “Monstra” është dorëzuar deri te Prokuroria Speciale Publike, gjatë javës së kaluar”, thonë shkurt për Portalb.mk, nga Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion.