VMRO-DPMNE “çmendet” pas lirimit të sopotasve


Lirimi i të akuzuarve për rastin “Sopoti”, ishte një ndër pikat e plaftormës të nënshkruar në Tiranë më 7 janar vitin e kaluar, thotë partia opozitare VMRO-DPMNE përmes një komunikate me shkrim, transmeton Zhurnal.

“Një vit më pas PSP i liroi me arsyetim se nuk kanë pasur dëshmi. Kush e minoi rrugën Sushevë-Sopot në të cilën me 4 mars 2003 ku lëviznin patrulat e NATO-s, përgjigje nuk ka. A do të ketë përgjegjësi nëse PSP beson se qeveria e atëhershme e ka montuar hetimin? A do të ketë përgjegjësi për gjykatësit që atëher e kanë udhëhequr lëndën sepse sipas Katica Janevës ata kanë gjykuar pa dëshmi?”, pyet VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti thonë se platforma po realizohet, ndërsa skandalet mbulohen me akuza të montuara në të cilën aktor, regjisor, deputet pa asnjë dëshmi u shpallën për terrorist. Sipas tyre nuk ka asnjë bazë që të akuzuarit politik për ngjargjet e 27 prillit të mbeten në paraburgim.