Forumi Rinor Shqiptar, përkrah protestat e 21 marsit, “Drejtësi për Almirin”


Kryetari i Forumit Rinor Shqiptar (FRSH), Ariton Rama ka ftuar të gjithë anëtarët e FRSH-së dhe gjithë shqiptarët në përgjithësi që të marrin pjesë në protestën e cila do të mbahet më 21.03.2018 para Qeverisë së Maqedonisë. Qëllimi i protestës është kthimi i drejtësisë në rastin “Almiri”.

Rama këtë ftesë e ka bërë nga rrjeti social facebook në faqen zyrtare të FRSH-së dhe në profilin e tij.

Ja ftesa e plotë e Ramës:

“Si kryetar i Forumit Rinor Shqiptar , duke shfrytëzuar predispozitat që m’i mundëson statuti i FRSH-së ,ftoj të gjithë anëtarët e FRSH-së dhe gjithë shqiptarët në përgjithësi të dalim dhe të PROTESTOJMË për gjakun e Almirit.
Sot manifestimi i drejtësia selektive nga sistemi gjyqësor dhe të prokurorisë po cenon shtyllat esenciale të funksionalitetit institucional dhe shtetëror në vendin tonë ,duke thyer çdo parim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të frymës juridike ( të së drejtës) në Republikës së Maqedonisë. Jemi dëshmitar që konceptin qytetar që është premtuar nga qeveria jonë nuk po reflektojnë aspak si e tillë ,ku qytetarët konsiderohen të barabartë (pa dallime etnike, feje apo gjinie).
Të dalim sa më shumë dhe të PROTESTOJMË PËR DREJTËSI ,PËR BARAZI , për të mos u shndërruar në numër por në faktor “, ka shkruar Rama.