Ky është prokurori Burim Rrustemi që e zgjidhi rastin “Sopoti”


Burim Rrustemi nga Kumanova, është prokurori special i ekipit të Katica Janevës që për 4 seanca zgjidhi çështjen që dikush nuk e kishte zgjidhur 15 vjet, shkruan gazeta Lajm.

Prokurori Rrustemi nuk është i njohur publikisht, për faktin se si profesionist i ka dhënë zë veprës së tij dhe jo tonit të zërit.

Rrustemi dje vërtetoi para gjykatës se aktakuza mbi sopotasit nuk është e argumentuar dhe se bazohet vetëm në një deklaratë të dëshmitarit Ramadan Bajrami, i cili ka kohë që ka vërtetuar se dëshminë e ka dhënë nën presion dhe torturë nga ana e agjentëve të DSK-së.

Ai dje duke zgjidhur rastin e “Sopotit” gëzoi të gjithë ithtarët e drejtësisë, sidomos shqiptarët. Sot, me prokurorin Rrustemi krenohen e gjithë Kumanova por edhe gjithë shqiptarët.

Përndryshe, prokurori Burim Rrustemi ka të mbaruar fakultetin juridik në Universitetin e Shkupit, ku edhe ka vazhduar studimet e magjistraturës. Para së të zgjidhet në pozitën e prokurorit ka punuar një kohë edhe si avokat. Në prokurorinë speciale ka ardhur nga Porkuroria Themelore e Kumanovës.