Stojançe Angellov dorëhiqet nga MPB-ja i kthehet politikës


Stojançe Angelov, ish gjeneral dhe veterani i policisë si dhe ish kryetar i partisë politike “DINJITETI” tha se do të dorëhiqet nga MPB-ja për shkak të angazhimit të tij politik. “Si Kryetar në dorëheqje i partisë politike “Dinjiteti”, në këtë periudhë të rëndësishme për atdheun tonë, moment që varet për ardhmërinë e Maqedonisë si shteti […]

Anëtarët e KSHZ-së do të emërohen deri në fund të javës


Kryeministri Zoran Zaev sot nga Prilepi tha se deri në fund të kësaj jave Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime do të emërojë anëtarët e rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Zaev shtoi se LSDM dhe BDI kanë caktuar se cilët do të jenë anëtarët e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ajo që dëgjova dje, derisa […]

Deskoska: Nuk kemi marrë vendim zyrtar nga Greqia për Grujevskin e Boshkovskin


Nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë bëjnë të ditur se ende nuk kanë marrë zyrtarisht verdiktin e Gjykatës Supreme të Athinës për ekstradimin e ish-shefave të MPB-së, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovskin. Zyrtarisht nuk kemi marrë asgjë, të paktën dje që ishte statusi në Ministri, sepse këtë mëngjes vij këtu direkt. Pashë vendimin që u […]

“Titanik“, Jankullovska nuk u paraqit në gjykatë


Seanca e sotme gjyqësore për rastin e PSP-së “Titanik” është shtyrë për 16 gusht për shkak mungesës së ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska. Avokatja e saj Sanja Aleksiq tha se ajo është në spital pas lindjes. Ndërsa gjykatësi Osman Shabani tha se e akuzuara Gordana Jankullovska ka të drejtë 45 ditë të mos […]

Shkup, duke lëvizur me biçikletë i’a vjedhin çantën me 5 mijë euro


А.C (56), në policinë e Shkupit ka denoncuar se të shtunën në bulevardin Aradhet Partizane, nga ana e dy personave të panjohur i është shkaktuar vjedhje e rëndë. Ai duke lëvizur me biçikletë nëpër bulevard, dy persona me motoçikleta i janë afruar dhe ia kanë marrë çantën në të cilën ka pasur 4 mijë euro, […]

Provincat zbrazen, kryeqyteti ngarkohet


Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme dhe funksionimit të institucioneve të mirëfillta jashtë Shkupit, siç duket paraqet një prej faktorëve kryesor se pse shumë banorë nga qytetet tjera ia mësynë migrimit drejtë kryeqytetit. Disa për shkak të punës dhe angazhimeve tjera, ndërsa një pjesë tjetër vendosin që përgjithmonë të vendosen në ndonjërën prej lagjeve të kryeqytetit. […]

Me marrëveshjen përfundimisht jemi pranuar si shtet nga e gjithë bota


Me marrëveshjen për emrin është përmbushur aspirata shekullore e paraardhësve tanë që të kemi një vend tonin. Përfundimisht jemi shtet i pranuar nga e gjithë bota. Na është pranuar identiteti dhe gjuha maqedonase dhe më nuk ka dilema, porositi kryeministri Zoran Zaev nga seanca e Kuvendit, shkruan Agjencia e lajmeve “MIA”. “Deri më tani ishim […]

Në Maqedoni fillon pagesa elektronike e taksave rrugore


Në autostradat e pjesës së Korridorit 10 nëpër Maqedoni prej sot taksat rrugore do të paguhen edhe me kartela të mençura elektronike, e cila mund të blihet nëpër pompat e benzinës, nëpër stacionet e pagesës rrugore dhe në kufij, njofton Koha. Smart kartelat më pas mund të mbushen, edhe atë nëpërmjet telefonit apo laptopit, respektivisht […]

Nga 1 janari i vitit 2019 trajtim spitalor falas për të gjithë qytetarët


Nga 1 janari i vitit 2019 do të ketë trajtim falas spitalor për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kështu njoftoi sot kryeministri Zoran Zaev në seancën për pyetje të deputetëve, transmeton Portalb.mk. “Njëkohësisht fokus i është vënë edhe shëndetësisë dhe prej 1 janarit të vitit 2019 do të vendosim trajtim mjekësor pa pagesë për […]

Deputetë të VMRO-së akuzojnë kryeministrin për “tradhti ndaj kombit”


  DEPUTETË TË VMRO-SË AKUZOJNË KRYEMINISTRIN PËR “TRADHTI NDAJ KOMBIT” Fyerjet personale dhe akuzat për tradhti ndaj kryeministrit Zoran Zaev ishin në fokus të pyetjeve të deputetit  të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Jovanovski, në seancën e sotme për pyetje deputetësh. Në mundësinë për të kërkuar llogari nga kryeministri Zaev, deputeti Jovanovski ka shprehur edhe akuza se po […]

Shkup, martohet një 78 vjeçar me një 72 vjeçare


Sipas statistikave të sektorit amë, shkupjanët gjithnjë e më vonë vendosin të martohen, dhe thuajse në 70% të çifteve janë më të moshuar se 33 vjet, njofton Koha. Nga sektori amë për kurorëzim në Shkup, thonë se më rrallë ndodhin kurorëzime mes të njëzetave, ndërsa ka shënuar ulje edhe numri i martesave të adoleshentëve. “Më […]

Ekoguerilla, kërcnime që të heshtë për filtrat e Jugohromit


Qindra mija euro janë ofruar Ekoguerillës, nga persona të pa njohur vetëm e vetëm që kjo e fundit të heshtë në rihapjen e Jugohromit, ka deklaruar kreu i kësaj organizate Arianit Xhaferi. Ai më tej tha se janë kërcënuar dhe u është kërkuar të heshtin, por Xhaferi thot se më e rëndësishme se siguria e […]

Lëvizja Besa i dënon ashpër kërcënimet që po i bëhen sektorit civil


Pas reagimit nga organizata jo qeveritare “Eco-Guerilla” për kërcënim dhe për ofrimin e parave nga persona të ndryshëm që janë pjesë e pushtetit, me qëllim që të heshtin për dukuritë negative në shoqëri dhe në veçanti për të hequr dorë nga “helmuesi kryesorë” i Pollogut, “Jugohromi”, Lëvzija Besa i dënon ashpër këto kërcënime që po […]

Marrëveshja, incidente në protestat e djeshme në Greqi


Me përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve përfunduan protestat e djeshme në Selanik dhe Athinë kundër Marrëveshjes së Prespës. Në kryeqytetin grek ishin arrestuar tre persona, ndërsa një ishte lënduar. Për sot përsëri, në Selanik është caktuar tubim i ri. Gjatë protestave para Parlamentit grek ndodhën incidente, pasi një pjesë e madhe e personave të maskuar […]

UNT, katër programe të reja deri-diplomike dhe shtatë master


Universitetit “Nënë Tereza” në qytetin e Shkupin do t’i shtohen katër programe të reja studimi për ciklin e parë dhe shtatë programe për studime të ciklit të dytë për vitin e ri akademik 2018/2019. Nga 21 programe studimore të cilat i disponon momentalisht, prej vitit tjetër akademik në fakultet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, […]

Vendosen shtylla mbrojtëse në Bit Pazar


Ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” gjatë këtyre ditëve janë duke vendosur shtylla mbrojtëse në bulevardin “Krste Misirkov” afër Bit Pazar-it. Me pozicionimin e këtyre shtyllave po i vjen fundi i parkimit të automjeteve nëpër trotoaret në këtë pjesë të qytetit. Me rregullimin e kësaj hapësire, do të zgjidhet problemi me kaosin e qarkullimit dhe […]

(Video) Zeqiri godet BFI-në


Deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri ka drejtuar pyetje deri tek kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i brendshëm Oliver Spasovski. Pyetjet kanë pasur të bëjnë për kreun e BFI-së Sulejman Rexhepi dhe vizat dalëse për hanxhinjtë dhe revidimin e stop listave për qytetarët e Maqedonisë, transmeton Medial.mk.

Xhaferi ia uroi ditëlindjen deputetit Dragan Danev, i cili vazhdoi të hutohet se pse seanca filloi me vonesë


Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev në fillim të seancës së sotme për pyetje të deputetëve në Kuvend reagoi se pse seanca filloi me gjysmë ore vonesë dhe pse një pjesë e anëtarëve të Qeverisë mungojnë. Siç tha ai, ky është mosrespektim i deputetëve në shtëpinë ligjvënëse, transmeton Portalb.mk. Duke iu përgjigjur Danevit, kryetari i Kuvendit Talat […]