Lëvizja Besa i dënon ashpër kërcënimet që po i bëhen sektorit civil


Pas reagimit nga organizata jo qeveritare “Eco-Guerilla” për kërcënim dhe për ofrimin e parave nga persona të ndryshëm që janë pjesë e pushtetit, me qëllim që të heshtin për dukuritë negative në shoqëri dhe në veçanti për të hequr dorë nga “helmuesi kryesorë” i Pollogut, “Jugohromi”, Lëvzija Besa i dënon ashpër këto kërcënime që po i bëhen sektorit civil që po punon në të mire e të gjithë qytetare. Lëvizja Besa apelon deri tek qeveria dhe deri tek institucionet përgjegjëse që të
mbajnë duart larg nga sektori civil dhe nga “Eco-Guerilla”, të lejoj që ta bëj punën e tyre ashtu siç duhet dhe as mos te mendoj politizimin dhe shantazhimin ndaj udhëheqësve të sektorit civil.

“Ne si Lëvizje Besa e inkurajojmë sektorin civil që të ngrit zërin ndaj çdo të keqe, të mos zbrapset nga kërcënimet e qeverisë, por të vazhdoj ende që të jenë zëri qytetarëve dhe zëri i gjithë popullit. Gjithashtu sektori civil do të ketë mbështetje të fuqishme nga Lëvizja Besa për të
vazhduar kontributin e tyre në shoqëri”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit.