Stojançe Angellov dorëhiqet nga MPB-ja i kthehet politikës


Stojançe Angelov, ish gjeneral dhe veterani i policisë si dhe ish kryetar i partisë politike “DINJITETI” tha se do të dorëhiqet nga MPB-ja për shkak të angazhimit të tij politik.

“Si Kryetar në dorëheqje i partisë politike “Dinjiteti”, në këtë periudhë të rëndësishme për atdheun tonë, moment që varet për ardhmërinë e Maqedonisë si shteti i maqedonasve dhe të gjithë qytetarët tjerë, shteti për të cilën luftova, shtet për të cilën derdha gjak, shtet për të cilën do të luftoj ende, por këtë radhë më mjete politike, ndjej obligim për riaktivizimin tim në politikë. Për shkak se Ligji për polici ju ndalon zyrtarëve të policisë të udhëheqin me parti politike, në marrëveshje me anëtarë e “Dinjitetit” vendosa të dorëhiqem nga MPB-ja dhe karrierën time profesionale ta vazhdoj në një vend pune tjetër ku nuk do të jetë ndesh me angazhim tim politik. E falënderoje ministrin Oliver Spasovskit për besimin që më dha dhe bashkëpunimin gjatë vitit të kaluar”, ka shkruar Angellov.