Deskoska: Nuk kemi marrë vendim zyrtar nga Greqia për Grujevskin e Boshkovskin


Nga Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë bëjnë të ditur se ende nuk kanë marrë zyrtarisht verdiktin e Gjykatës Supreme të Athinës për ekstradimin e ish-shefave të MPB-së, Goran Grujevski dhe Nikola Boshkovskin.

Zyrtarisht nuk kemi marrë asgjë, të paktën dje që ishte statusi në Ministri, sepse këtë mëngjes vij këtu direkt. Pashë vendimin që u është dhënë avokatëve dhe tashmë kemi dëgjuar nëpër mediume që po analizohet. Kështu që ka disa aspekte që mund të theksohen në kërkesën e re për ekstradim. Pra, disa aspekte të cilat janë si argument plus për Maqedoninë mund të përfshihen në kërkesën e re, por që nuk janë shqyrtuar në verdiktin që gjyqi tashmë ka shkruar – deklaroi Ministrja e Drejtësisë Renate Deskoska kur u pyet para debatit në lidhje me luftën kundër korrupsionit.

Gjykata supreme në Athinë me 18 maj të këtij viti e refuzoi kërkesën e ministrisë maqedonase të Drejtësisë për ekstradim të të arratisurve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.

ALSAT-M