Ekoguerilla, kërcnime që të heshtë për filtrat e Jugohromit


Qindra mija euro janë ofruar Ekoguerillës, nga persona të pa njohur vetëm e vetëm që kjo e fundit të heshtë në rihapjen e Jugohromit, ka deklaruar kreu i kësaj organizate Arianit Xhaferi. Ai më tej tha se janë kërcënuar dhe u është kërkuar të heshtin, por Xhaferi thot se më e rëndësishme se siguria e të kërcënuarave, është shëndeti i gjithë qytetarëve të Tetovës që vihet në rrezik me hapjen e Jugohromit pa vendosjen e filtrave.
“Lëvizja Eco Guerilla njofton opinionin se ditëve të fundit persona të ndryshëm, kanë përcjellur porosinë bashkë me oferta financiare që Eco Guerilla të heshtë dhe mos të reagojë për Jugohromin. Kërcnimet kanë ardhur nga burime anonime, burime të cilat në këtë moment nuk janë as pakë të rëndësishme a kanë të bëjnë me sigurinë tonë personale, në rrezik është e gjithë siguria e qytetarëve të Tetovës. Sa i përket shumës bëhet fjalë për qindra mija euro, të cilat nuk mundë të pranohen as që të diskutohen”, tha Arianit Xhaferi, nga Eko Guerilla.
Nga Eko Guerilla shprehin dyshime në lidhje me ndërtimin e filtrave, dhe paralajmëruan Zero Tolerancë për këtë çështje, duke kërkuar edhe inspektim ndërkombëtar për ndërtimin e filtrave.
“Në këtë rast ne do të përshëndesim vendosjen e filtrave ne dhe kërkojmë dhe kërkojmë që të respektohet ligji deri në fund, ajo thotë shumë qartë se duhet filtrat të vendosen dhe ti përmbushin të gjitha standardet, dhe kjo duhet të behët me një garanci dhe me një inspektim me inspektorë ndërkombëtar. Ne nuk kemi as një akcesë se çka ndërtojnë atje ato mund të inskenojnë konstruksione të ndryshme, në themi që kjo mund të behët vetëm e vetëm me një inspektim të pavarur ndërkombëtar”, tha Xhaferi.
Nga Ekoguerilla kanë paralajmëruar se do të njoftojnë edhe ambasadat e huaja për kërcënimet. Kombinati metarlugjik Jugohrom javë më parë ka filluar me ndërtimin e konstruktit të filtrave./RTM2