Marrëveshja, incidente në protestat e djeshme në Greqi


Me përleshje ndërmjet policisë dhe protestuesve përfunduan protestat e djeshme në Selanik dhe Athinë kundër Marrëveshjes së Prespës. Në kryeqytetin grek ishin arrestuar tre persona, ndërsa një ishte lënduar. Për sot përsëri, në Selanik është caktuar tubim i ri.

Gjatë protestave para Parlamentit grek ndodhën incidente, pasi një pjesë e madhe e personave të maskuar e sulmuan policinë me materiale piroteknike dhe lëndë të ndryshme si pemë, gurë, shishe të plastikës dhe ngjashëm. Njësitet speciale u përgjigjën me përdorimin e gazit lotsjellës dhe shok bombave.

Sipas të gjitha gjasave nuk bëhet fjalë për grupin anarkik siç është rasti në protestat në lidhje me ekonominë, por personat e maskuar jozyrtarisht janë djathtistë radikalë.  Pak para mesnate, policia arriti ta zbrazë rrugën para Parlamentit grek, pasi që një kohë të gjatë një grup prej rreth 50-të personave refuzonte që të largohet.

Grupi, i cili nuk ishte i lidhur me ato të cilët më parë shkaktonin incidente, brohoritnin se Maqedonia është greke dhe këndonin këngë patriotike greke, por edhe himnin grek.   Edhe krahas asaj se ishte paralajmëruar si masive, në tubimin para Parlamentit grek kishte më pak se një mijë persona, ndërsa në mesin e tyre kishte nga të gjitha moshat, por edhe një numër i madh i personave kishtarë.

Në mesin e protestuesve në Sintagma, të pranishëm ishin edhe përfaqësues ose simpatizantë ose mbështetës nga Agimi i Artë të cilët shpërndanin fletushka me porosi se Maqedonia është greke, politikanët janë tradhtarë, ndërsa shpresa e vetme për vendin është Agimi i Artë. Paralelisht me protestën në Athinë, tubim kishte edhe në Selanik, ndërsa edhe aty pati incidente midis protestuesve dhe policisë.

Përleshjet ishin me përmasa më të vogla në krahasim të atyre para Parlamentit grek. Për sot, në orën 20 sipas kohës lokale, në Selanik është caktuar protestë e re kundër Marrëveshjes së Prespës, e organizuar përmes rrjeteve sociale.

Ndërkaq, partia Potami vendosi ta braktisë koalicionin Lëvizje për ndryshime për shkak të pozicioneve te ndryshme lidhur me Marrëveshjen nga Prespa. Me marrëveshjen e nënshkruar midis Maqedonisë dhe Greqisë, koalicioni po ballafaqohet me fjalë dhe qëndrime të ndryshme. Liderja Genimata publikisht qëndroi kundër zgjidhjes, ndërsa madje njeriu i parë i partisë Potami, pohonte se marrëveshja është e dobishme. /Art Channel/