Interi ia mori shiritin e kapitenit Ikardit


Lojtari i Interit, Mauro Ikardi më nuk do të jetë kapiten i ekipit. Pres shërbimi i klubit njoftoi se portieri Samir Handanoviq është emëruar për kapiten të ri.

Arsyet për këtë vendim nuk janë kumtuar.

Si përkujtim, sulmuesi nuk u pajtua me kontratën e re me Interin.

Ikardi kërkon 7,5 milionë euro në vit, pa i marrë parasysh bonueset. Paga e tillë do ta bënte lojtarin e dytë më të paguar në Serie A pas Kristijano Ronaldos nga Juventusi.

Kontrata e tanishme e argjentinasit me Interin skadon më 30 qershor të vitit 2021, klauzola blerëse për prishje të parakohshme të kontratës arrin 110 milionë euro.